Lajmet Artikulli
DOGANA E KOSOVËS PARANDALON DISA RASTE TENTIM KON
Prishtinë 6, 7 qershor 2009 -Gjatë fundjavës së kaluar dogana arriti të parandalojë disa raste të tentim kontrabandës.
Në Han të Elezit është ndalur për ekzaminim një veturë dhe pas ushtrimit të kontrollit detal është zbuluar një çantë e mbajtur nga bashkëudhëtari aty është gjendur një sasi e konsiderueshme e arit mbi gjysmë kilogrami. Më pas, gjatë kontrollit në veturë është gjetur edhe një sasi tjetër e arit. Me ketë rast malli i fshehur i është nënshtruar konfiskimit.
Në rajonin e Mitrovicës Njësitë anti-kontrabandë parandaluan dy raste të tentim-kontrabandës rasti i parë ishte me naftë dhe një rast tjetër ku drejtuesi i automjetit ka tentuar t’i shmanget kontrollës doganore. Në rastin e parë në një automjet të udhëtarëve është zbuluar një sasi e derivateve të cilat kanë tentuar të kontrabandohen kurse në rastin e dytë një automjet ka tentuar ti shmanget kontrollës doganore dhe pas ndalimit dhe ushtrimit të kontrollit është zbuluar se ai transportonte: gjenerator, motoçikletë (lloji skuter), biçikleta, goma etj.
Në rajonin e Prizrenit, respektivisht në Vërmicë Njësitet anti-kontrabandë parandaluan një rast të kontrabandës të një shtetasi të Shqipërisë i cili tentojë të fuste mallra pa kryer obligimet doganore. Lloji i mallit të konfiskuar ishte tekstil me vlerë mbi 3000 Euro, malli është konfiskuar.
Në përgjithësi vlera e përafërt e këtyre kundërvajtjeve është mbi 10.000 €.