Lajmet Artikulli
HOMOLOGIMI I AUTOMJETEVE
Procesi i homologimit, respektivisht testimit të përshtatshmërisë teknike dhe dokumentare do ti nënshtrohen të gjitha mjetet motorike (të reja dhe të vjetra) të importuara nga ana e personave fizik dhe juridik në Kosovë.
Çka duhet të bëjë një importues i automjetit?
- Deklaron DUD-in (Dokumenti Unik Doganor) dhe dokumentacionit të nevojshëm (librezën qarkullimit, faturën, etj) për zhdoganim
- Dogana lëshon fletëpagesën, e cila bëhet nga pala në bankën më të afërt.
- Palës i kthehet dokumentacionin i nevojshëm (kopja e DUD-it,libreza e qarkullimit, fatura etj) që i nevojitet për realizim te procesit te homologimit.
- Pala është e obliguar që brenda 15 ditëve të përfundojë procedurën e homologimit apo duhet të behet kthimi i mjetit motorik prapa. Ne rast te mos- përmbushjes se këtyre detyrimeve, ndalet garancioni bankarë, ndërsa konform rastit, mund të iniciohet procedura për kundërvajtje.
- Përfundimi i procedurës se zhdoganimit (ndarja e DUD-it) bëhet pasi që pala të prezanton certifikatën e homologimit te lëshuar nga ana e Institutit te akredituar.
- Institutit te akredituar apo Qendra e Homologimit gjendet afër Prishtinës (magjistralja Prishtine – Pejë), respektivisht te fshati Miradi.
- Automjetet Britanike (me timon në anën e djathtë) mund te regjistrohen (zhdoganohen) ne Republikën e Kosovës, vetëm atëherë kur te jene përshtatur për tregun vendor dhe posedojnë certifikate qe ndryshimet janë kryer ne pajtueshmëri ECE dhe EEC rregulloret nga institucioni i autorizuar në republikën e Kosovës, edhe për këtë lloj vetura vlen procedura e sipërpërmendur.
ECE dhe EEC janë standardet evropiane për automjete p.sh. dritat, timoni, emetimi i gazrave etj.