• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

03/07/2009

HOMOLOGIZACIJA VOZILA

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

HOMOLOGIMI I AUTOMJETEVE

HOMOLOGIMI I AUTOMJETEVE

Procesi i homologimit, respektivisht testimit të përshtatshmërisë teknike dhe dokumentare do ti nënshtrohen të gjitha mjetet motorike (të reja dhe të vjetra) të importuara nga ana e personave fizik dhe juridik në Kosovë.

Çka duhet të bëjë një importues i automjetit?

    • Deklaron DUD-in (Dokumenti Unik Doganor) dhe dokumentacionit të nevojshëm (librezën qarkullimit, faturën, etj) për zhdoganim
    • Dogana lëshon fletëpagesën, e cila bëhet nga pala në bankën më të afërt. 
    • Palës i kthehet dokumentacionin i nevojshëm (kopja e DUD-it,libreza e qarkullimit, fatura etj) që i nevojitet për realizim  te  procesit  te homologimit.
    • Pala është e obliguar që brenda 15 ditëve të përfundojë procedurën e homologimit apo duhet të behet kthimi i mjetit motorik prapa. Ne rast te mos- përmbushjes se këtyre detyrimeve, ndalet garancioni bankarë, ndërsa konform rastit, mund të iniciohet  procedura për kundërvajtje.
    • Përfundimi i procedurës se zhdoganimit (ndarja e DUD-it) bëhet pasi që pala të prezanton  certifikatën e homologimit te lëshuar nga ana e Institutit te akredituar.
    • Institutit te akredituar apo Qendra e Homologimit gjendet afër Prishtinës (magjistralja Prishtine – Pejë), respektivisht te fshati Miradi.
    • Automjetet Britanike (me timon në anën e djathtë) mund te regjistrohen (zhdoganohen) ne Republikën e Kosovës, vetëm atëherë kur te jene përshtatur për tregun vendor dhe posedojnë certifikate qe ndryshimet janë kryer ne pajtueshmëri ECE dhe EEC rregulloret nga institucioni i autorizuar në republikën e Kosovës, edhe për këtë lloj vetura vlen procedura e sipërpërmendur. 

 ECE dhe EEC janë standardet evropiane për automjete p.sh. dritat, timoni, emetimi i gazrave etj.

LEXO MË SHUMË