• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

03/03/2011

ZBULOHET SASI ALKOOLI PA BANDEROLA

Prizren 3 mars 2011 – Dogana e Kosovës dje gjatë një aksioni në Prizren ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike pa banderola. Pas hetimeve fillestare Dogana ka kërkuar nga Gjykata Komunale ne Prizren urdhër-kontrollin për të kontrolluar një shtëpi private në të cilën besohej se gjendej një sasi e papërcaktuar e mallrave ilegale. Oficerët Doganore kane hyre në shtëpi për të ushtuar kontroll, pronarët janë njoftuar për të drejtat e tyre. Gjate kontrollit në bodrumin e shtëpisë oficeret kane hasur ne sasi te disa llojeve te pijeve alkoolike Vodka të llojeve të ndryshme.
Gjate këtij kontrolli është zbuluar sasia si në vijim:

  • Vodka 171 pako pa banderola
  • Vodka Red 25% alkool 42 litra
  • Wodka White 40.5% alkool 676.2 litra

Gjithsej sasia e zbuluar është 718.2 litra ka vlerë mbi 3,500 euro, e tere kjo sasi është konfiskuar sipas Kodit te Doganës dhe akcizave, ndërsa hetimet mbi prodhimin e këtyre pijeve te kontrabanduara janë duke te vazhduar.
Dogana iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të republikës së Kosovës se nëse hasin pije alkoolike pa banderola të Kosovës menjëherë të lajmërojnë në doganë apo institucionet tjera të zbatimit të ligjit.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

ZBULOHET SASI ALKOOLI PA BANDEROLA

ZBULOHET SASI ALKOOLI PA BANDEROLA

Pejë 10 mars 2011 – Zbulohet sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike pa banderola. Dogana e Kosovës është duke ndërmarrë aksione të vazhdueshme për kontrollimin e tregut, dhe konfiskimin e mallrave të dyshimta. Gjatë ditës së djeshme është ushtruar një kontroll në dy lokale të ndryshme në Pejë për verifikimin e banderolave në pijet alkoolike. Gjatë këtij aksioni njësit e Doganës kanë hasur në disa produkte të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara, dhe për të cilat pronari nuk posedonte dokumentacion valid.
Mallrat e zbuluara kryesisht ishin pije energjike dhe pije alkoolike pa banderola, por ka edhe prej atyre që dyshohen të jenë të falsifikuara, që nuk u dihej prejardhja.
Malli i ndaluar:

  • pije energjike Red Bull 558 lit
  • verë e kuqe (Rahovec) 10% alc, 12X1lit
  • merlot 11.5 % alc, 12X0,75 lit
  • raki rrushi speciale 46% alc, 10×0,75 lit
  • chardonay 13%alcc, 30X0,187 lit
  • egonica lamandra 12,5%alc, 18X0,75 lit
  • mastika 42%alc, 6X1 lit
  • extra raki rrushi 49%alc, 12X0,70 lit
  • smirnof 40%alc, 45X1 lit
  • grenade 14,5%alc, 164X0,75 lit
  • verë e kuqe “podrumi i vjetër” 11,5%alc, 10X1 lit
  • verë, after work 12%alc, 2X0,75 lit
  • rizling italian 11%alc, 2X1 lit,
  • raki rrushi 40%alc, 5X1lit
  • jegermaister 35%alc, 3X1lit
  • vranac 13%alc, 3X0,75lit
  • vranac 11,5%alc, 18X1lit
  • shlivovica 40%, 1X1lit
  • vodka baltic 40%alc, 12X1 lit

E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar sipas Kodit të Doganës dhe Akcizave, ndërsa rasti i është dorëzuar sektorit për Kundërvajtje Doganore
Aksioni i tillë ende është duke u zhvilluar përfshirë teritorin e Kosovës, andaj Dogana iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të republikës së Kosovës se nëse hasin pije alkoolike pa banderola të Kosovës menjëherë të lajmërojnë në doganë apo institucionet tjera të zbatimit të ligjit.

LEXO MË SHUMË
SHEFI I EULEX VIZITON DOGANËN E KOSOVËS

SHEFI I EULEX VIZITON DOGANËN E KOSOVËS

Prishtinë 1 shkurt 2011, shefi i misionit EULEX Zt. Xavier Bout de Marnhac sot në orët e pasditës vizitojë Drejtorin e Doganës së Kosovës. Kjo vizite pati një karakter informues lidhur me punën e Doganës në përgjithësi.
Në Drejtorin e Doganës Zt. de Marnhac u prit nga menaxhmeti I lartë I doganës në krye me drejtorin e përgjithshëm zt. Naim Huruglica. Fillimisht zt. de Marnhac u informua në përgjithësi me punën dhe angazhimin e Doganës së Kosovës në mbledhjen e të hyrave. Vizita vazhdojë me takime të tjera me menaxherët e lartë në Doganë, ku zt. de Marnhac u informua me procedurat e punës në dhe me çështje të tjera të ndërlidhura me sistemin doganor në vend. Gjithashtu zt. de Marnhac takojë edhe komponentën e EULEX-it e cila është e vendosur në Drejtorinë e Doganës.
Në përfundim të vizitës zt. de Marnhac ndalojë tek Qendra Nacionale për Kontrollin e Kufirit që është e vendosur në Doganën e Kosovës. Aty ai u njoftua nga afër me punën dhe rolin që ka kjo qendër në ofrimin e sigurisë dhe monitorimin 24 orësh të të gjitha pikëkalimeve kufitare.

LEXO MË SHUMË