• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

07/12/2012

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NË MES TË BK-së DHE DOGAN

Prishtinë, 7 dhjetor 2012: Guvernatori Gani Gërguri dhe Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së  Kosovës, Naim Huruglica, nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e statistikave të importit dhe eksportit të mallrave sipas të cilës Dogana e Kosovës do të furnizoj BQK në baza të rregullta me të dhënat e domosdoshme për përpilimin e bilancit të pagesave për Republikën e Kosovës.

Me këtë rast të dyja palët nënshkruese kanë nënvizuar rëndësinë e ngritjes së mëtejme të cilësisë së statistikave të sektorit të jashtëm në funksion të zhvillimit të një sistemi statistikor gjithëpërfshirës dhe të qendrueshëm si faktor me rëndësi në realizimin e analizave dhe hartimin e politikave makroekonomike për ekonominë e vendit tonë. Bazuar në Ligjin mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, e specifikuar edhe në Rregulloren mbi Statistikat e Bilancit të Pagesave dhe të Pozicionit të Investimeve Ndërkombëtare, BQK është prodhuese zyrtare e statistikave të bilancit të pagesave, në kuadër të të cilave hyjnë edhe statistikat e bilancit tregtar. Për më shumë, përpilimi i statistikave të sektorit të jashtëm ku bëjnë pjesë statistikat e bilancit të pagesave, të pozicionit të investimeve ndërkombëtare si dhe statistikat e borxhit të jashtëm të Kosovës, nënkupton grumbullimin dhe përpilimin e statistikave nga burime të ndryshme përfshirë agjencitë qeveritare, sektorin financiar, kompanitë jofinanciare, organizatat ndërkombëtare në Kosovë, etj. Këto statistika u shpërndahen në baza të rregulta edhe institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare siç janë Fondi Monetar Ndërkombëtar, Eurostat, etj.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Gjykata Komunale Gjilan

Gjykata Komunale Gjilan

C.586/09

kompensim demi

LEXO MË SHUMË
DOGANA DHE ODA EKONOMIKE DAKORDOHEN RRETH MASAVE T

DOGANA DHE ODA EKONOMIKE DAKORDOHEN RRETH MASAVE T

Sot në Drejtorinë e DK është mbajtur takim ndërmjet Doganës se Kosovës dhe OEK, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Përfaqësues të Shoqatave te Biznesit në kuadër te OEK-ut. Përveç çështjeve tjera u diskutua edhe sa i përket njoftimeve te fundit në media rreth çështjes së depove doganore.

Drejtori i Përgjithshëm z. Naim Huruglica i njoftoi zyrtarët e OEK respektivisht kryetarin e OEK Z. Safet Gerxhaliu dhe përfaqësuesit të shoqatave të biznesit se Dogana e Kosovës vazhdon të jetë partner i rëndësishëm i biznesit në Kosovë dhe se asnjëherë nuk do të ndërmerr asnjë veprim që dëmton afarizmin e kompanive serioze dhe legjitime. Mbyllja e depove doganore është duke u bërë vetëm ndaj subjekteve të cilat kane dështuar ti përmbushim kushtet e parapara ligjore sipas autorizimit për të operuar si depo. Qëndrimi i Doganës është që ti jepet prioritet prodhuesve, përpunuesve dhe bizneseve që kanë orientim eksportin.

Po ashtu edhe Kryetari I OEK Z. Gerxhaliu u pajtua me veprimet e ndërmarra nga Dogana kundrejt  kompanive të cilat nuk iu kane përmbajtur autorizimeve të lëshuara nga Dogana dhe njëkohësisht kërkoj që të bëhet ndarja e qartë në mes atyre bizneseve qe respektojnë rregullat dhe ligjin nga ata qe nuk e bëjnë ketë.

Dogana dhe OEK u pajtuan qe takimet e ngjashme si ky i sodit te mbahen me shpesh me qëllim që të mos lejohet hapësire për keqkuptime eventuale.

 

LEXO MË SHUMË