• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

11/11/2013

KAPEN AFËR 7kg NARKOTIKË DHE MBI 600 FISHEK

Prizren, –  Dogana e Kosovës në pikën doganore të Vërmicës ka arritur të parandalojë dy raste të tentim kontrabandimi me mallra të ndaluara. Në rastin e parë janë kapur gjatë tentim kalimit të kufirit mbi 6 kg substancë narkotike. Kurse në rastin e dytë oficerët doganor parandaluan kontrabandimin e municionit, ku tek një shtetas Kosovar u kapen mbi 600 fishek të kalibrit 7,62.

Në orët e pasditës Dogana dhe Policia kufitare kanë ndalur për kontrollë të përbashkët një veturë  me targa të Kosovës, në të
cilën udhëtoni dy shtetas të Kosovës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur, në brendësi të mbrojtësit të pasëm janë gjetur 9 pako substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Pas matjeve është konfirmuar se sasia e përgjithshme ishte 6,8 kilogram. Personi i dyshuari është arrestuar nga ana e Policisë si dhe është konfiskuar automjeti.

Kurse, disa orë në vonë oficerët doganor gjatë kontrollës së përbashkët me Policinë Kufitare zbuluan një tentim kontrabandimi të municioni. Me të arritur në pikë-kalimin kufitar oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një veturë me targa të Kosovës e cila drejtohej nga një shtetas kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, nën ulësen e pasme janë gjetur 4 (katër) shishe të plastikes, të mbushura me fishekë të kalibrit 7.62 mm, në sasi prej 681 copë. Personi është arrestuar nga ana e Policisë si dhe i tërë rasti i kalon policisë për hetime të mëtejme.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana,  Policia dhe Administrata tatimore shpalos

Dogana, Policia dhe Administrata tatimore shpalos

Prishtinë, sot në drejtorin e Doganës së Kosovës u mbajt konferenca për shtyp lidhur me prezantimin e punës së grupeve të përbashkëta të angazhuara për luftimin e kontrabandës. Rezultatet e paraqitura tregojnë për suksese në luftimin e kësaj dukurie duke parandaluar deri tani afër 50 raste dhe kane kapur mallra me vlerë rreth 60.000 euro.

Zt. Xhaka nga Dogana e Kosovës prezantojë raportin përmbledhës të muajit të parë të funksionimi të grupeve të përbashkëta me theks të veçan në  luftimin e kontrabandës dhe rritjen e inkasimeve të taksave për buxhetin e
Kosovës. Themelimi i grupit punues ka ndihmuar në veprimet më efikase në të gjitha drejtimet ligjore njëkohësisht, ashtu që të luftohet ekonomia joformale dhe të krijohet një ambient ligjor dhe i sigurtë.

Nga ana tjetër zt. Aruqaj nga policia e Kosovës theksoj se gjate kësaj periudhe ka arrestuar 24 persona te involvuar ne kontrabandim me mallra, 11 nga këta janë në paraburgim kurse pjesa tjetër janë liruar në procedura të rregullta gjyqësore. Gjithashtu vlen te theksohet se grupi punues është duke u përkrahur edhe nga Prokuroria e shtetit e cila është duke proceduar rastet në mënyrën më efikase si dhe me trajtim të veçantë.

Po ashtu edhe nga ana e  z. Asllani theksojë se grupin e përbashkët për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës  – ATK është duke e mbështetur me 10 inspektor kontrolli nga regjione të ndryshme si dhe ekipe tjera të gatshme për veprim në rastet e zhvillimit të ndonjë aktiviteti – aksioni më të gjerë.

Me poshtë statistika mbi  mallrat e konfiskuara dhe ndaluara:

LEXO MË SHUMË
PARANDALOHEN DISA RASTE TË KONTRABANDIMIT

PARANDALOHEN DISA RASTE TË KONTRABANDIMIT

Prishtinë 7 Nëntor, Dogana e Kosovës ka vazhduar me aktivitet të shtuar luftimin e kontrabandës. Dje janë shënuar disa kundërvajtje doganore të fushave të ndryshme, duke filluar nga kontrabandimi klasik deri tek nënvlerësimi i mallrave.  Vlera e mallrave të konfiskuara është mbi 15.000 euro.

Njësitet e doganës në bashkëpunim me policinë dje kanë zbuluar tentim kontrabandimin e derivative nga Mitrovica veriore tek një pompë e derivateve në Shtime. Pas marrjes së informative operative njësit e doganës kanë bërë bllokimin e pompës ku edhe janë kapur gjatë procesit të zbrazjes së derivative të kontrabanduara.  Me të arritur ne vendngjarje te pompa e derivateve janë bllokuar dy furgona të cilët kishin të ndërtuara në brendi depo post fabrikant për transportin e derivateve. Sasia e kapur e derivateve ishte rreth 2000 litra, Dogana ka konfiskuar automjetet dhe derivatet si dhe ka iniciuar procedurën kundërvajtëse. Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.  

Në një rast tjetër në pikëkalimi kufitar të  kufitar të Vërmicës, oficerët doganor kanë arritur të gjenim duhan në një furgon. Mbi 25 kg duhan i përpunuar ishte fshehur mbas ulëses se shoferit. Rasti në fjalë është proceduar për kundërvajtje si dhe duhani i është nënshtruar konfiskimit.

Kurse në terminalin doganor të Ferizajit oficerët doganor gjatë kontrollimit të mallrave të tekstilit me origjinë kineze kanë hasur në një nën-deklarim të vlerës së mallrave. Vlera e deklaruar e mallrave ishte afër 5000 dollar amerikan kurse pas kontrollimeve dogana ka vërejtur se vlera reale e mallrave ishte afër 15000 dollar. Me këtë rast kompania ka shkaktuar kundërvajtje doganore të sanksionuar me nenin 276 të Kodit doganor dhe akcizave të Kosovës.

LEXO MË SHUMË