• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

15/11/2013

Dogana, Policia dhe Administrata tatimore shpalos

Prishtinë, sot në drejtorin e Doganës së Kosovës u mbajt konferenca për shtyp lidhur me prezantimin e punës së grupeve të përbashkëta të angazhuara për luftimin e kontrabandës. Rezultatet e paraqitura tregojnë për suksese në luftimin e kësaj dukurie duke parandaluar deri tani afër 50 raste dhe kane kapur mallra me vlerë rreth 60.000 euro.

Zt. Xhaka nga Dogana e Kosovës prezantojë raportin përmbledhës të muajit të parë të funksionimi të grupeve të përbashkëta me theks të veçan në  luftimin e kontrabandës dhe rritjen e inkasimeve të taksave për buxhetin e
Kosovës. Themelimi i grupit punues ka ndihmuar në veprimet më efikase në të gjitha drejtimet ligjore njëkohësisht, ashtu që të luftohet ekonomia joformale dhe të krijohet një ambient ligjor dhe i sigurtë.

Nga ana tjetër zt. Aruqaj nga policia e Kosovës theksoj se gjate kësaj periudhe ka arrestuar 24 persona te involvuar ne kontrabandim me mallra, 11 nga këta janë në paraburgim kurse pjesa tjetër janë liruar në procedura të rregullta gjyqësore. Gjithashtu vlen te theksohet se grupi punues është duke u përkrahur edhe nga Prokuroria e shtetit e cila është duke proceduar rastet në mënyrën më efikase si dhe me trajtim të veçantë.

Po ashtu edhe nga ana e  z. Asllani theksojë se grupin e përbashkët për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës  – ATK është duke e mbështetur me 10 inspektor kontrolli nga regjione të ndryshme si dhe ekipe tjera të gatshme për veprim në rastet e zhvillimit të ndonjë aktiviteti – aksioni më të gjerë.

Me poshtë statistika mbi  mallrat e konfiskuara dhe ndaluara:

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

DOGANA E KOSOVËS PARANDALON DISA RASTE NË TENTIM K

DOGANA E KOSOVËS PARANDALON DISA RASTE NË TENTIM K

Prishtinë 18 nëntor 2013, – Dogana e Kosovës gjatë këtij vikendi ka parandaluar një mori rastesh të tentim kontrabandimi.

Në rajonin e Mitrovicës Dogana e Kosovës ka zhvilluar një operacion,  i cili ka rezultuar me sukses në parandalimin
e kontrabandimit me mallra të ndryshme. Gjatë kontrollit në  njërin prej lokacioneve Oficerët Doganor kanë hasur në sasi të konsiderueshme të mallrave të ndryshme si: pije të gazuara,  produkte higjienike etj. Pronari nuk posedonte asnjë dokumentacion mbi mallin, dhe për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se është mall i kontrabanduar. Sasia e mallit të zbuluar menjëherë është konfiskuar, si dhe ndaj pronarit është incizuar proces për kundërvajtje Doganore.  

Një rast tjetër në tentim kontrabandimi është zbuluar në rajonin e Kamenicës. Pas ndaljes për kontroll të një automjeti, Oficerët Doganor kanë zbuluar mallra komerciale të sjellura nga Serbia rrugëve te paautorizuara nga Dogana, me qellim të shmangieve të taksave. Sasia e mallit të zbuluar menjëherë është konfiskuar, si dhe ndaj palës është iniciuar gjobë administrative.

Në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës, Oficerët Doganor kanë parandaluar dy raste me mallra të ndaluara.  Gjatë kontrollit në nisje të udhëtarëve, pas kalimit përmes skanerit, në një valixhe Oficerët Doganor kanë vërejtur disa objekte të dyshimta. Pas hapjes së valixhes Oficeret kanë hasur në 3 copë armë të ndaluara elektroshok. Rasti komplet i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedurë të mëtutjeshme. Një rast tjetër është zbuluar në arritje, pas ndaljes për kontroll të një udhëtari, Oficerët Doganor kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të thikave. Me këtë rast personi në fjalë
ka bërë kundërvajtje Doganore, si dhe ndaj tij është iniciuar kundërvajtje Doganore.

Në pikë kalimin Kufitar të Vërmicës, në hyrje është selektuar një automjet për kontroll detale. Gjatë kontrollit në bagazh të automjetit Oficerët Doganor kanë hasur në një pako, qe dyshohej të jetë narkotik. Më pas pala i është nënshtruar edhe
kontrollit trupor, me ç’rast është gjetur edhe një pako po ashtu me substancë narkotike, në sasi jo të madhe.  Rasti i është referuar Policisë Kufitare për procedurë të mëtutjeshme.

LEXO MË SHUMË
KAPEN AFËR 7kg NARKOTIKË DHE MBI 600 FISHEK

KAPEN AFËR 7kg NARKOTIKË DHE MBI 600 FISHEK

Prizren, –  Dogana e Kosovës në pikën doganore të Vërmicës ka arritur të parandalojë dy raste të tentim kontrabandimi me mallra të ndaluara. Në rastin e parë janë kapur gjatë tentim kalimit të kufirit mbi 6 kg substancë narkotike. Kurse në rastin e dytë oficerët doganor parandaluan kontrabandimin e municionit, ku tek një shtetas Kosovar u kapen mbi 600 fishek të kalibrit 7,62.

Në orët e pasditës Dogana dhe Policia kufitare kanë ndalur për kontrollë të përbashkët një veturë  me targa të Kosovës, në të
cilën udhëtoni dy shtetas të Kosovës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur, në brendësi të mbrojtësit të pasëm janë gjetur 9 pako substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Pas matjeve është konfirmuar se sasia e përgjithshme ishte 6,8 kilogram. Personi i dyshuari është arrestuar nga ana e Policisë si dhe është konfiskuar automjeti.

Kurse, disa orë në vonë oficerët doganor gjatë kontrollës së përbashkët me Policinë Kufitare zbuluan një tentim kontrabandimi të municioni. Me të arritur në pikë-kalimin kufitar oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një veturë me targa të Kosovës e cila drejtohej nga një shtetas kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, nën ulësen e pasme janë gjetur 4 (katër) shishe të plastikes, të mbushura me fishekë të kalibrit 7.62 mm, në sasi prej 681 copë. Personi është arrestuar nga ana e Policisë si dhe i tërë rasti i kalon policisë për hetime të mëtejme.

LEXO MË SHUMË