• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

22/01/2015

Kapen afër 6000 kg duhan i përpunuar

Ferizaj, Njësitet e doganës me kërkesë të policisë së Kosovës kanë ushtruar kontrolle në dy  lokacione, respektivisht me qëllim të konfiskimit te mallit të zbuluar pa prejardhje.

Pas hetimeve fillestare nga njësit policore sot është bërë kontrolli dhe verifikimi i mallit të gjetur në dy lokacione. Bastisja ka rezultuar me gjetjen e një sasie të konsiderueshme të  duhanit të kontrabanduar. Pas numërimit te mallit është konstatuar sasia e mallit si më poshtë:

1.    Duhan i papërpunuar – 5.356 kg
2.    Duhan i grire – 320 kg
3.    Duhan pak. 250gr – 328 pako
4.    Duhan i grire pak. 30gr – 50 pako
5.    Duhan i grire “Tarabosh” 400 gr – 32 pako
6.    Cigare “Respect” – 2000 pako x 20 cigare
7.    Cigare “MT” – 1870 pako x 20 cigare
8.    Cigare “Opatija” – 70 pako x 20 cigare
9.    Cigare “Drina” – 1400 pako x 20 cigare
10.    Filtera për cigare – 5 kuti
11.    Foli alumini për cigare – 2 rollne

Malli i lartcekur është ndaluar dhe konfiskuar.  Kurse rasti ka vazhduar tutje për hetime nga ana e Policisë.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Drejtori i përgjithshëm i Doganës takohet me Drejtorin e përgjithshëm të DG TAXUD

Drejtori i përgjithshëm i Doganës takohet me Drejtorin e përgjithshëm të DG TAXUD

Bruksel, Drejtori i përgjithshëm z. Lulzim Rafuna sot u takua me drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Dogana dhe Tatime të Komisionit Evropian,  z. Heinz Zourek.
Drejtori i Doganës së Kosovës njoftojë për zhvillimet dhe progresin e fundit në Doganën e Kosovës, gjithashtu falënderojë Unionin Evropian për asistencën që është duke I dhënë doganës në këto zhvillime.  Gjithashtu u njoftuan për ndryshimet në strukturën e Doganës dhe ndryshimet tjera pozitive që kanë për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të institucionit në luftimin e dukurive negative, përfshirë edhe korrupsionin.
Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Dogana dhe Tatime të Komisionit Evropian,  z. Heinz Zourek çmojë lartë dhe përgëzojë Doganën e Kosovës për angazhimin e shtuar për të arritur rezultatet pozitive, reformën e cila ndihmon proceset e integrimit si dhe për bashkëpunimin me drejtorinë e TAXUD-it. Z. Heinz premtojë përkrahje edhe më tutje për Doganën e Kosovës.
Ky ishte takimi i parë i këtij niveli për Doganën e Kosovës, prandaj si i tillë ishte mjaft i rëndësishëm sepse ndihmon në ndërtimin e një sistemi doganor kompatibil me Unionin Evropian.

LEXO MË SHUMË
Dogana arrin të parandalojë futjen e materialit për prodhimin e fishekëve të gjuetisë

Dogana arrin të parandalojë futjen e materialit për prodhimin e fishekëve të gjuetisë

Prishtinë 14 janar 2015 – Oficerët e Doganës së Kosovës në pikë-kalimin e Vërmicës  kanë arritur të parandalonin  importimin ilegal të materialeve për prodhimin e fishekëve të gjuetisë.
Gjatë hyrjes së një automjeti me targa të Kosovës i drejtuar nga një shtetas Kosovar, oficerët doganor së bashku me policinë e Kosovës kanë ushtruar kontroll në automjetin e dyshuar ku janë gjetur mallra të ndaluara, respektivisht material dhe pjese per prodhimin e fishekëve të gjuetisë me pajisje përcjellëse. Materiali i zbuluar ishte kamufluar në vende të ndryshme te automjetit (te këmbët e ulëses së pasagjerit, dhe nën ulësën e parë).

I gjithë materiali dhe pajisjet janë konfiskuar dhe dorëzuar Policia kufitare për  trajtim të mëtutjeshëm të këtij rasti. Ftojmë qytetarët që të përkrahim Doganën e Kosovës përmes informatave për korrupsion dhe kontrabandë përmes 0800 50 095 (pa pagesë).

LEXO MË SHUMË