• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

20/02/2015

NJOFTIM PËR SHPREHJE INTERESI

Dogana e Kosovës, me qëllim të zbatimit të nenin 11 të Ligjit  Nr. 03/L-109 KDA-së dhe nenit 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ 12/2014 mbi licencimin dhe kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së përfaqësimit në procedurat doganore, publikon këtë shprehje interesi përmes të cilit ftohen të gjithë të interesuarit që dëshiroj të pajisen me licencë për agjent doganorë të aplikojnë pranë Doganës së Kosovës.

Kriteret bazike që duhet plotësuar personi  fizik për të vijuar trajnimin dhe testimin me qëllim për tu licencuar si agjent doganor janë:

1. Dëshmia mbi shkollimin e mesëm;
2. Të kaloj trajnimin dhe provimin e organizuar nga dogana për atë qëllim;
3. Të ketë së paku 6 muaj përvojë punë në fushën e çështjeve doganore.
4. Të paraqes vërtetim nga gjykata kompetente që nuk është në ndjekje penale.
5. Të prezantoj certifikate mbi gjendjen shëndetësore;
6. Të mos ketë lidhje familjare me të punësuarit e Doganës së Kosovës.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit  të cilët plotësojnë kriteret e parapara me UA të lartcekur.

Personat që kanë aplikuar do ti nënshtrohen procesit të përzgjedhjes nga Komisioni përkatës, i cili do ti hartojë listat e kandidatëve të përzgjedhur për të vijuar trajnimin sipas kohës dhe orarit të caktuar nga Dogana e Kosovës.

Pas përfundimit të trajnimit, kandidatët do të i nënshtrohen provimit profesional  nga fushat e parapara me UA.

Pas përfundimit të trajnimit dhe kalimit me sukses të provimit profesional dhe pas plotësimit të kushteve të parapara për aplikim dhe licencim, Drejtori i përgjithshëm i Doganës lëshon licencën për agjent doganor.

Afati i fundit për aplikim  është data 04.03.2015, ora 15:00. Formularët për aplikim mund të merren në Drejtoritë rajonale, në Sektorin e Burimeve Njerëzore si dhe në ueb faqen e Doganës www.dogana-ks.org dhe të plotësuara mund të dorëzohen në kopje fizike tek sektori i Burimeve njerëzore ose përmes e-mail adresës: personeli@dogana-ks.org.

 

Formulari per Aplikim

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara të markës tregtare “Volkswagen”

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara të markës tregtare “Volkswagen”

 

 

 

 

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 200cp , të markës tregtar “Volkswagen” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 2000 euro.

 

 

 

 

LEXO MË SHUMË
Drejtori i përgjithshëm i Doganës takohet me Drejtorin e përgjithshëm të DG TAXUD

Drejtori i përgjithshëm i Doganës takohet me Drejtorin e përgjithshëm të DG TAXUD

Bruksel, Drejtori i përgjithshëm z. Lulzim Rafuna sot u takua me drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Dogana dhe Tatime të Komisionit Evropian,  z. Heinz Zourek.
Drejtori i Doganës së Kosovës njoftojë për zhvillimet dhe progresin e fundit në Doganën e Kosovës, gjithashtu falënderojë Unionin Evropian për asistencën që është duke I dhënë doganës në këto zhvillime.  Gjithashtu u njoftuan për ndryshimet në strukturën e Doganës dhe ndryshimet tjera pozitive që kanë për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të institucionit në luftimin e dukurive negative, përfshirë edhe korrupsionin.
Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Dogana dhe Tatime të Komisionit Evropian,  z. Heinz Zourek çmojë lartë dhe përgëzojë Doganën e Kosovës për angazhimin e shtuar për të arritur rezultatet pozitive, reformën e cila ndihmon proceset e integrimit si dhe për bashkëpunimin me drejtorinë e TAXUD-it. Z. Heinz premtojë përkrahje edhe më tutje për Doganën e Kosovës.
Ky ishte takimi i parë i këtij niveli për Doganën e Kosovës, prandaj si i tillë ishte mjaft i rëndësishëm sepse ndihmon në ndërtimin e një sistemi doganor kompatibil me Unionin Evropian.

LEXO MË SHUMË