• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

09/07/2015

EULEX jep 15 vetura për Doganën e Kosovës

Prishtinë, 7 korrik 2015 – Sot në Doganën e Kosovës u mbajt ceremonia e donacionit të 15 automjeteve nga misioni i EULEX-it.

Ky donacion u dorëzua personalisht nga Shefi i EULEX-it zt. Gabriele Meucci, në anën tjetër Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës zt. Lulzim Rafuna pranojë donacionin.

Me rastin e këtij donacioni zt. Rafuna tha: “Kam kënaqësinë që sot të kem pranë zt. Meuccin  i cili si gjithmonë ka ndihmuar Doganën e Kosovës përmes donacioneve të pajisjeve po ashtu edhe me asistencë teknike përmes stafit të EULEX. Ky është donacioni i radhës që Dogana e pranon nga EULEX, dhe me këtë rast unë falënderoj  zt. Meucci i cili personalisht është angazhuar që dogana ta përfitojë këtë donacion. Ky donacion do të na ndihmoj që të realizojmë në mënyrë efikase detyrat tona, këto vetura do të përdoren për ekipet antikontrabandë. Pa dyshim që donacionet si këto ndihmojnë në arritjen e standardeve evropiane gjithashtu ndihmojnë në luftimin e evazionit fiskal dhe indirekt reflektojnë në më shumë të hyra për buxhetin e shteti që është edhe strategjia e Qeverisë së Kosovës në luftimin e ekonomisë jo – formale. 
Donacionet e automjeteve janë pjesë normale e punës së EULEX, por veçanërisht sot jam i kënaqur që dorëzoj këto automjete për Doganën e Kosovës” tha z. Meucci gjatë ceremonisë. “Dogana e Kosovës, nën udhëheqjen e drejtorit të përgjithshëm z.Rafuna dhe përkrahjen e Ministrit të Financave z. Hoti, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme që të përmirësoj proceset dhe luftoj korrupsionin.  Dogana e Kosovës ka treguar që është lidere në rajon” theksojë shefi i EULEX.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana lufton suksesshëm korrupsion dhe rrit të hyrat me 44.7 milion euro

Dogana lufton suksesshëm korrupsion dhe rrit të hyrat me 44.7 milion euro

Prishtinë 16 shtator 2015 – Dogana e Kosovës ka vazhduar me performancën e jashtëzakonshme në aspektin e mbledhjes së të hyrave për buxhetin shtetëror dhe luftimin e pareshtur të korrupsionit.

Duke marr parasysh raportin, respektivisht studimin e organizatës FOL Dogana e Kosovës sipas hulumtimit ka bërë progres në luftimin e dukurisë së korrupsionit brenda institucionit të saj.
Duke cituar raportin nga FOL theksohet qartë se qytetarët vetëm në 7.5% të rasteve mendojnë që u është dashur të japin ryshfet. Nëse kjo përqindje krahasohet me periudhat paraprake respektivisht me matjen e perceptimeve të bëra nga UNDP respektivisht përmes raportit Public Pulse  të bërë gjatë prillit të 2013 ku perceptimi për korrupsion ka qenë 58.9%  dhe në prill të viti 2014 ku perceptimi për korrupsion ka qenë në 22.5%. Pra rënia në 7,5 % është një progres domethënës që tregon se angazhimi I Doganës, reformat dhe luftimi I korrupsion kanë prodhuar  rezultate dhe dogana si institucion ka arritur një progres i cili po vlerësohet edhe nga qytetarët e republikës.

Dogana këtë besim të qytetarëve e kthen me mbledhjen e të hyrave dhe luftën kundër kontrabandës. Periudha janar’15 – shtator’15 ka rezultuar me mbledhjen më të lartë që nga themelimi i doganës, deri tani kemi mbledhur 636,3 milion euro që në krahasim me vitin e kaluar paraqet rritje prej 7,5% apo 44,7 milion euro më shumë (vitin e kaluar e njëjta periudhë ishte 591,6 milion euro). 

“Ky suksesi i Doganës së Kosovës është meritë e punës së palodhshme dhe angazhimit të stafit të Doganës në mbledhje dhe ruajtjen e taksave të qytetarëve, por në anën tjetër Dogana nuk do të arrinte këtë performancë po të mos ishte bashkëpunimi me qytetarët të cilët vazhdimisht thërrasin dhe na ofrojnë informata të cilat ndihmojnë punën e doganës. Sidoqoftë ne nuk duhet të kënaqemi me këto rezultate, por të motivohemi që të punojmë edhe më shumë në krijimin e një administrate sa më të mirë që është në shërbim të qytetarit” –  theksojë drejtori i përgjithshëm zt. Rafuna.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

LEXO MË SHUMË
Shefi i Misionit të EULEX-it, Gabriele Meucci vizitoi Doganën e Kosovës

Shefi i Misionit të EULEX-it, Gabriele Meucci vizitoi Doganën e Kosovës

Prishtinë, 23 Qershor 2015 – Sot Doganën e Kosovës e vizitoi Shefi i EULEX-it zt.Gabriele Meucci i cili u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës zt.Lulzim Rafuna me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit zt.Meucci u njoftua nga Drejtori i Përgjithshëm lidhur me progresin dhe të arritur e Doganës së Kosovës, me theks të veçantë në reformat e bëra në administratën doganore të cilat deri më sot kanë rezultuar me 6% më tepër të hyra krahasuar me vitin e kaluar edhe përkundër rënies në sasinë e importit (rreth 4%).

Zt. Rafuna poashtu e njoftoi zt.Meucci edhe me reformat e bëra në lehtësimin e qarkullimit të tregtisë legjitime, luftimin e evazionit fiskal, kontrabandës dhe korrupsionit, si dhe me disa projekte të cilat janë implementuar së fundi në Doganën e Kosovës dhe të cilat kanë për qëllim modernizimin e administratës dhe arritjen e standardeve të pranueshme në BE.

Në anën tjetër, zt.Meucci u shpreh i kënaqur me të arriturat e Doganës së Kosovës, njëherit duke falenderuar Drejtorin Rafuna për punën dhe përkushtimin e treguar në arritjen e objektivave në mbledhjen e të hyrave dhe modernizimin e Doganës, dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje të plotë dhe të vazhdueshme për zhvillimet e ardhshme në Doganën e Kosovës.
Në fund të takimit zt.Meucci vizitoi edhe dhomën e pranimit të deklaratave unike doganore si dhe qendrën e monitorimit të zhdoganimit të mallrave, ku për së afërmi u njoftua me procedurat e reja të punës dhe avansimet e bëra në Doganën e Kosovës.

LEXO MË SHUMË