• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

25/11/2015

Dogana e Kosovës organizon seminar mbi “Mbrojtjen e shëndetit publik të konsumatorëve nga mallrat e falsifikuara”

Prishtinë 25 nëntor 2015 – Sot Dogana e Kosovës në bashkëpunim me EULEX organizuan seminarin mbi “Mbrojtjen e shëndetit publik të konsumatorëve nga mallrat e falsifikuara”.

Organizimi i seminarit “Mbrojtja e Shëndetit Publik nga Mallrat e Falsifikuara” në bashkëpunim me EULEX-in, dhe ekspozimi i produkteve të falsifikuara në Aeroportin Ndërkombëtar, vendosja e billbordave/posterve në kryeqytet dhe Zyrat Doganore, ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për rrezikun e shëndetit që mund tu shkaktohet nga mallrat e falsifikuara. Me ndihmën e faktorëve Ndërkombëtar si; Ambasadës Amerikane dhe BE-së, përmes projekteve të ndryshme është dhënë asistencë në ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve si dhe harmonizim të legjislacionit primar dhe sekondar në Kosovë në fushën e pronësisë intelektuale.  Po ashtu, është dhënë një kontribut i veçantë edhe në organizimin e aktiviteteve të ndryshme me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit për të mbrojtur publikun ndaj kërcënimit për shëndetin dhe sigurinë

Dogana e Kosovës përveç mbledhjes se te hyrave luan rol shumë të rëndësishëm edhe në identifikimin dhe ndaljen në kufi të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Autoritetet doganore si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me komunitetin e biznesit, kanë arritur progres në ndërmarrjen e masave doganore për mallrat që dyshohet se shkelin pronësinë intelektuale. Me krijimin e infrastrukturës ligjore dhe krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, DK nga viti në vit ka arritur progres në lutën kundër falsifikimit dhe piraterisë.

Vlen të theksohet se, njëra nder rezultatet e kënaqshme është edhe ngritja dhe forcimi I bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, kjo vërehet përmes aplikimeve ne Doganën e Kosovës, ku nga viti ne vit janë shtuar kërkesa për veprim, e qe tani Dogana numëron gjithsej 96 aplikacione të aprovuara për 377 marka tregtare dhe 34 vepra te autorit.

Si rezultat i ndërmarrjes së masave doganore ndaj mallrave për të cilat dyshohet se shkelin pronësinë intelektuale, nga viti 2010-2015 janë arritur këto progres si:

 

2010

2011

2012

2013

2014

Janar-Tetor/2015

Nr. i rasteve

3

48

56

163

300

205

Sasia e mallit

66 130 cp

167 174 cp

284 864cp

733 033cp

1 814 736 cp

95 589 cp

Vlera e mallit

76 440 €

746 569 €

669 057 €

984 563 €

4 755 170 €

1 170 544 €

Dogana e Kosovës inkurajon qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se që të aplikojnë në Doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre nga shkelësit e pronësisë intelektuale.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara  të markës tregtar “Lacoste”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara të markës tregtar “Lacoste”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 111copë , të markës tregtar “Lacoste” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që ju nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 3330Euro

 

LEXO MË SHUMË
Kapen mbi 16 kg lendë narkotike

Kapen mbi 16 kg lendë narkotike

Prizren 21 nëntor 2015 – bashkëpunimi në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit (MIK) çdo ditë është duke e rritur performancën e institucioneve tona. Policia e Kosovës, Dogana dhe AUV përmes MIK kanë rritur efikasitetin si dhe luftën kundër trafikut ilegal.

Rasti më i fundit i suksesshëm i këtij bashkëpunimi ishte mbrëmë kur njësite e Doganës në bashkëpunim me policinë parandaluan suksesshëm tentimin për futje të lëndëve narkotike në Kosovës. Mbrëmë rreth orës 21:30h në  Vërmicë është paraqitur një automjet me targa të Kosovës.  Automjeti është selektuar për kontroll në vijën e dytë ku gjatë kontrollit të automjetit është zbuluar lëndë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë në sasi prej 16 kilogram e 290 gram e shprëndar në 30 qese (paketime).

Oficerët arritën të zbulojnë lëndën narkotike e cila ishte e fshehur në në serbatorin (rezervoarin) e benzinës si rezultat i përdorimit të pajisjeve të cilat janë donacion nga shteti Amerikanë.  Menjëherë pas zbulimit personat e dyshuar janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

LEXO MË SHUMË