Prishtinë 25 nëntor 2015 – Sot Dogana e Kosovës në bashkëpunim me EULEX organizuan seminarin mbi “Mbrojtjen e shëndetit publik të konsumatorëve nga mallrat e falsifikuara”.
Organizimi i seminarit “Mbrojtja e Shëndetit Publik nga Mallrat e Falsifikuara” në bashkëpunim me EULEX-in, dhe ekspozimi i produkteve të falsifikuara në Aeroportin Ndërkombëtar, vendosja e billbordave/posterve në kryeqytet dhe Zyrat Doganore, ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për rrezikun e shëndetit që mund tu shkaktohet nga mallrat e falsifikuara. Me ndihmën e faktorëve Ndërkombëtar si; Ambasadës Amerikane dhe BE-së, përmes projekteve të ndryshme është dhënë asistencë në ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve si dhe harmonizim të legjislacionit primar dhe sekondar në Kosovë në fushën e pronësisë intelektuale. Po ashtu, është dhënë një kontribut i veçantë edhe në organizimin e aktiviteteve të ndryshme me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit për të mbrojtur publikun ndaj kërcënimit për shëndetin dhe sigurinë
Dogana e Kosovës përveç mbledhjes se te hyrave luan rol shumë të rëndësishëm edhe në identifikimin dhe ndaljen në kufi të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Autoritetet doganore si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me komunitetin e biznesit, kanë arritur progres në ndërmarrjen e masave doganore për mallrat që dyshohet se shkelin pronësinë intelektuale. Me krijimin e infrastrukturës ligjore dhe krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, DK nga viti në vit ka arritur progres në lutën kundër falsifikimit dhe piraterisë.
Vlen të theksohet se, njëra nder rezultatet e kënaqshme është edhe ngritja dhe forcimi I bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, kjo vërehet përmes aplikimeve ne Doganën e Kosovës, ku nga viti ne vit janë shtuar kërkesa për veprim, e qe tani Dogana numëron gjithsej 96 aplikacione të aprovuara për 377 marka tregtare dhe 34 vepra te autorit.
Si rezultat i ndërmarrjes së masave doganore ndaj mallrave për të cilat dyshohet se shkelin pronësinë intelektuale, nga viti 2010-2015 janë arritur këto progres si:
|
2010
|
2011
|
2012
|
2013
|
2014
|
Janar-Tetor/2015
|
|
Nr. i rasteve
|
3
|
48
|
56
|
163
|
300
|
205
|
|
Sasia e mallit
|
66 130 cp
|
167 174 cp
|
284 864cp
|
733 033cp
|
1 814 736 cp
|
95 589 cp
|
|
Vlera e mallit
|
76 440 €
|
746 569 €
|
669 057 €
|
984 563 €
|
4 755 170 €
|
1 170 544 €
|
Dogana e Kosovës inkurajon qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se që të aplikojnë në Doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre nga shkelësit e pronësisë intelektuale.