• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

23/06/2016

Dogana e Kosovës merr përkrahjen nga Komisioni evropian për avancimin e sistemit SEED*

 

Prishtinë 22 qershor 2016 – Drejtori i Përgjithshëm i Doganës z. Lulzim Rafuna është duke marr pjesë në takimin e drejtorëve të  përgjithshëm të rajonit me komisionin evropian që është duke u mbajtur në Trieste të Italisë.

Ky takim ka për qëllim vlerësimin e progresit dhe hapat për avancimin e sistemit të shkëmbimit të informatave SEED në implementimin e tij. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës z. Lulzim Rafuna ka paraqitur rezultatin e implementimit ku Kosova tanimë ka implementin me të gjitha vendet e rajonit në mbi 95% të shkëmbimeve dhe kjo direkt ka ndikuar në luftimin e evazionit fiskal, kontrabandës dhe korrupsionit. Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm z. Rafuna paraqiti ide të reja për përmirësimin dhe avancimin e shkëmbimit të dhënave edhe në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar. Komisioni Evropian përkrahu Doganën e Kosovës si dhe u zotua se do të vazhdoi përkrahjen edhe për dy vitet e ardhshme.

 

*Sistemi i Shkëmbimit të Informatave Elektronike (http://www.eu-seed.net/pages/projectinfo.aspx)

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana e Kosovës kap afër 2000 litra vaj motorik

Dogana e Kosovës kap afër 2000 litra vaj motorik

 

Prishtinë 24 qershor 2016 – njësitet e Doganës mbrëmë gjatë patrullimit në rrugët dytësore Viti (fshati Pozharan) kanë ndaluar për një kontroll rutinore një kombi me tabela të Kosovës ku edhe janë gjetur afër 2000 litra vaj motorik.

Pasi që drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumentacion përkatës për mallin e ngarkuar, shoferi së bashku me kombin u dërguan në terminalin doganor. Kontrolli detal ka treguar që në kombi gjendeshin përveç vajit motorik edhe bidonë për paketim të tij në sasi më të vogla

1.      Vaj motorik SN350 në bure,

2.      3720 cope bidonë plastike te zbrazëta 1 litërshe per paketim te vajit

3.      2 thasë me rreth 60kg kapakë të bidonëve.

 

Pas përfundimit të procedurave është lëshuar vendimi mbi konfiskimin e mallrave dhe kombit.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org

 

LEXO MË SHUMË
Kapen në Vërmicë mbi 10 kg substancë narkotike

Kapen në Vërmicë mbi 10 kg substancë narkotike

 

Prishtinë 22 qershor 2016 – njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë  e Kosovës gjatë kontrolleve në pikën kufitare të Vërmicës arritën të kapin mbi 10 kg substanca narkotike të llojit marihuanë.

Mbrëmë rreth orës 23:50 është ndalur për kontrollë  në vijën e dytë të kontrollit vetura e tipit OPEL me targa të Kosovës që drejtohej nga një shtetas i Kosovës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike. Sasia e lëndës narkotike ishte 10300 gram (10 kilogram e 300 gram). Lënda narkotike u zbulua e fshehur në disa pozicione në automjet, më saktësisht në bagazh në vendin e gomës rezervë (13 paketime), në anën e majtë të bagazhit (3 paketime), përpara në motor tek filtri i ajrit (2 paketime) dhe afër xhamit të parë tek hapësira për ventilim (3 paketime), pra gjithsejtë 21 paketime. Personi  i dyshuar është arrestuar nga ana e Policisë dhe rasti është përcjell tek Policia e Kosovës. Gjatë kontrollit janë shfrytëzuar pajisjet e dhuruara nga Qeveria amerikane përmes programit EXBS-i, të cilat mundësuan zbulimin e shpejt të këtij rasti.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org.

 

LEXO MË SHUMË