Kryeministri Mustafa lartëson punën e drejtuesve të Policisë dhe Doganave të Kosovës
Kryeministri Isa Mustafa e ka vlerësuar lartë punën e bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shpend Maxhuni dhe Drejtorin e Doganave Lulëzim Rafuna, të cilëve do t’i përfundojë mandati në muajin tetor të këtij viti.
Kryeministri Mustafa në një intervistë për Televizionin Dukagjin, ka theksuar se është themelore qe të ketë njerëz të cilët punojnë mirë në krye te institucioneve.
“Është themelore që të kemi njerëz të cilët punojnë mirë dhe të cilët tregohen të suksesshëm në drejtimin e institucioneve”, ka thënë Mustafa.
Gjithashtu Mustafa ka vlerësuar lartë punën shumë të mirë të Policisë së Kosovë dhe të Doganave të Kosovës. Kryeministri ka ngritur lartë punën e rëndësishme dhe mirë të zhvilluar nga këto dy institucione, transmeton Indeksonline.
“Tek doganat kemi rritje të dukshme të të hyrave dhe zvogëlim të evazionit fiskal ndërsa tek Policia e Kosovës kemi vlerësime kulimante edhe ndërkombëtare edhe të vendit lidhur me profesinalitetin e Policisë së Kosovës edhe si polici në përgjithësi por edhe në punën e tyre”, ka shtuar Mustafa.
Po ashtu sipas tij të gjitha këto do të merren parasysh sepse sipas tij aspekti partiak është kriter të totalisht i parëndësishëm në këtë aspekt karshi asaj që ne në krye të këtyre institucioneve duhet të ketë njerëz profesionistë .
“Në krye të institucioneve duhet të kemi njerëz të cilët zbatojnë ligjin dhe të cilët janë të përkushtuar dhe pastaj çështja e vendosjes është çështje e më vonshme”, ka thënë kryeministri Mustafa.
Gjithashtu i pyetur se a kanë arritur që deri tani të bindin këta drejtorë me performancën e tyre kryeministri Mustafa ka theksuar se këto institucione janë udhëhequr në mënyrë shumë të suksesshme nga këta drejtorë.
“Unë po flas për institucione të cilët i kanë udhëheq në mënyrë shumë të suksesshme dhe të cilët kanë bindur me performancën e tyre”, ka përfunduar Mustafa.
*http://www.indeksonline.net/lajmet/24728/kryeministri-mustafa-larteson-punen-e-drejtuesve-te-policise-dhe-doganave-te-kosoves/