• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

24/06/2016

Kryeministri Mustafa lartëson punën e drejtuesve të Policisë dhe Doganave të Kosovës

 

Kryeministri Isa Mustafa e ka vlerësuar lartë punën e bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shpend Maxhuni dhe Drejtorin e Doganave Lulëzim Rafuna, të cilëve do t’i përfundojë mandati në muajin tetor të këtij viti.

Kryeministri Mustafa në një intervistë për Televizionin Dukagjin, ka theksuar se është themelore qe të ketë njerëz të cilët punojnë mirë në krye te institucioneve.

“Është themelore që të kemi njerëz të cilët punojnë mirë dhe të cilët tregohen të suksesshëm në drejtimin e institucioneve”, ka thënë Mustafa.

Gjithashtu Mustafa ka vlerësuar lartë punën shumë të mirë të Policisë së Kosovë dhe të Doganave të Kosovës. Kryeministri ka ngritur lartë punën e rëndësishme dhe mirë të zhvilluar nga këto dy institucione, transmeton Indeksonline.

“Tek doganat kemi rritje të dukshme të të hyrave dhe zvogëlim të evazionit fiskal ndërsa tek Policia e Kosovës kemi vlerësime kulimante edhe ndërkombëtare edhe të vendit  lidhur me profesinalitetin e Policisë së Kosovës edhe si polici në përgjithësi por edhe në punën e tyre”, ka shtuar Mustafa.

Po ashtu sipas tij të gjitha këto do të merren parasysh sepse sipas tij aspekti partiak është kriter të  totalisht i parëndësishëm në këtë aspekt karshi asaj që ne në krye të këtyre institucioneve duhet të ketë njerëz profesionistë .

“Në krye të institucioneve duhet të kemi njerëz të cilët zbatojnë ligjin dhe të cilët janë të përkushtuar dhe pastaj çështja e vendosjes është çështje e më vonshme”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Gjithashtu i pyetur se a kanë arritur që deri tani të bindin këta drejtorë me performancën e tyre kryeministri Mustafa ka theksuar se këto institucione janë udhëhequr në mënyrë shumë të suksesshme nga këta drejtorë.

“Unë po flas për institucione të cilët i kanë udhëheq në mënyrë shumë të suksesshme dhe të cilët kanë bindur me performancën e tyre”, ka përfunduar Mustafa.

*http://www.indeksonline.net/lajmet/24728/kryeministri-mustafa-larteson-punen-e-drejtuesve-te-policise-dhe-doganave-te-kosoves/

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana e Kosovës vazhdon përpjekjet për krijimin e lehtësirave tregtare

Dogana e Kosovës vazhdon përpjekjet për krijimin e lehtësirave tregtare

 

Prishtinë 6 korrik 2016 – Drejtori i përgjithshëm i Doganës z. Lulzim Rafuna së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu janë duke qëndruar në Paris (Francë) në përpjekje për të anëtarësuar Kosovën në ICC (Organizatën Ndërkombëtare të Odave Ekonomike). Ata janë takuar me udhëheqësit e organizatës ndërkombëtare të odave ekonomike ku edhe janë diskutuar modalitetet dhe avancimet që Kosova ka bërë në lehtësimin e biznesit dhe transportit ndërkombëtar.

Anëtarësimi i Kosovës është i një rëndësie thelbësore për krijimin e lehtësirave dhe thjeshtëzimit të procedurave doganore në të bërit biznes. Dogana është duke bërë përpjekje për lehtësim të mëtejme të procedurave ashtu që përmes këtij anëtarësimi Kosova të anëtarësohet edhe në ATA Karnet dhe TIR Karnet gjë e cila do të reduktonte shpenzimet e transportit ndërkombëtar si në import po ashtu edhe në eksport.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm theksoj “Takimi i shërben përpjekjeve tona për anëtarësimi në Konventën ATA e cila potencialisht sjell përfitimi pasi lejon importin e përkohshëm të mallrave në territorin tonë pa detyrime dhe taksa të importit për deri në 1 vit. Përveç çështjes së pagesës, përmes përdorimit të ATA karnet, shumë mallra mund të barten përmes shumë kufijve në mënyra të thjeshta dhe të shpejta. Prandaj edhe Dogana e Kosovës është duke punuar shumë ashtu që të krijoi edhe më tej lëhtësira për bizneset legjitime”.

 

LEXO MË SHUMË
Dogana e Kosovës kap 10 aparate për lojëra fati në një “RESTORANT”

Dogana e Kosovës kap 10 aparate për lojëra fati në një “RESTORANT”

 

Prishtinë 24 qershor 2016 – njësitet e Doganës mbrëmë kanë ushtruar kontroll në një lokal në Lipjan, ku edhe janë kapur 10 aparate për lojëra fatit të pa-licencuar.

Njësitet e Doganës gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në kontrollin e subjekteve që operojnë me lojëra fati, kanë dyshuar se ne një lokacion në Lipjan mund të ketë aparate të pa licencuara.

 

Lokacioni i dyshuar mbante mbishkrimin “Restorant” ku pas kontrollit të ushtruar, nga zyrtarët është vërejtur se ekziston një hapësirë e ndarë me mur në te cilën janë gjetur 10 aparate për lojëra fati. Pas verifikimit të këtyre aparateve, ka rezultuar se aparatet janë të pa licencuar dhe si të tillë janë në funksion ilegalisht.

 

Të gjitha aparatet janë sekuestruar dhe ndaj personit është iniciuar procedura kundërvajtëse.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org

 

LEXO MË SHUMË