• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

01/08/2017

Dogana rrit performancën e të hyrave me 5.15% më shumë se 2016

Prishtinë 1 gusht 2017 – Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave. Angazhimit të zyrtarëve doganor dhe rritje së kontrolleve në pikat kufitare si dhe në brendi të vendit kanë ndikuar në rritje e performacës.
Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 5,15% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 30 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana kishte mbledhur 567,7 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 597,01 milion euro. Gjithashtu edhe kundrejt parashikimeve për vitin 2017 dogana ka arritur të kaloj projeksionit e qeverisë për 4 milion euro deri tani, respektivisht sipas trendeve aktuale deri në fund të vitit 2017 do të arrij rekord në mbledhjen e të hyrave, të cilat për këtë vit pritet të janë mbi 1 miliard e 100 milion euro.
Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxheti ashtu që të Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve në arsim, shëndetësi, siguri, infrastrukturë dhe shumë nevoja të tjera.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kapen aparateve për lojëra të fatit dhe pajisje të tjera përcjellëse në vlerë rreth 6.000€

Kapen aparateve për lojëra të fatit dhe pajisje të tjera përcjellëse në vlerë rreth 6.000€

Prizren 3 gusht  2017 – Oficerët doganor duke vepruar sipas detyrës zyrtare kanë bastisur një lokal në regjionin e Prizrenit që operonte me lojëra fati illegal, ku kanë konfiskuar pajisje me vlerë rreth 6000 euro.

Gjatë patrullimeve rutinore të njësisë anti-kontrabandë kanë vërejtur një lokal të dyshimtë me derë të hapur dhe me pajisje për lojëra të fatit ilegale. Pasi pronari I lokalit ka parë automjetin e doganës është futur brenda dhe ka mbyllur derën nga brenda. Përkundër  thirrjeve që të hap derën personi nuk ka vepruar ashtu. Njësit e doganës në bashkëpunim me policinë dhe pas kontakteve me prokurorin kanë marr urdhër për të hapur derën me forcë. Pas hyrjes në lokalin e lartcekur janë gjetur dhe konfiskuar pajisje të lojërave të fatit të pa-licencuara si më poshtë:

–       Aparate për lojëra fati të llojit Kajot 3 copë

–       Televizion 3 copë

–       Lucky SIX-ELBET, lojëra fati 1 copë

–       DVR 1 copë

–       Monitor 2 copë

–       Printer 1 copë

Të gjitha këto pajisje konfiskohen nga Dogana e Kosovës. Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

LEXO MË SHUMË