• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

04/08/2017

Kapen aparateve për lojëra të fatit dhe pajisje të tjera përcjellëse në vlerë rreth 6.000€

Prizren 3 gusht  2017 – Oficerët doganor duke vepruar sipas detyrës zyrtare kanë bastisur një lokal në regjionin e Prizrenit që operonte me lojëra fati illegal, ku kanë konfiskuar pajisje me vlerë rreth 6000 euro.

Gjatë patrullimeve rutinore të njësisë anti-kontrabandë kanë vërejtur një lokal të dyshimtë me derë të hapur dhe me pajisje për lojëra të fatit ilegale. Pasi pronari I lokalit ka parë automjetin e doganës është futur brenda dhe ka mbyllur derën nga brenda. Përkundër  thirrjeve që të hap derën personi nuk ka vepruar ashtu. Njësit e doganës në bashkëpunim me policinë dhe pas kontakteve me prokurorin kanë marr urdhër për të hapur derën me forcë. Pas hyrjes në lokalin e lartcekur janë gjetur dhe konfiskuar pajisje të lojërave të fatit të pa-licencuara si më poshtë:

–       Aparate për lojëra fati të llojit Kajot 3 copë

–       Televizion 3 copë

–       Lucky SIX-ELBET, lojëra fati 1 copë

–       DVR 1 copë

–       Monitor 2 copë

–       Printer 1 copë

Të gjitha këto pajisje konfiskohen nga Dogana e Kosovës. Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana konfiskon aparate për lojërat e fatit me vlerë 15.000 euro

Dogana konfiskon aparate për lojërat e fatit me vlerë 15.000 euro

Prishtinë 22 shtator 2017 – Dogana e Kosovës në vazhdën e aksionit në luftimit informalitetit dhe mbrojtjes së taksës së akcizës, ka ushtruar kontrolle në disa lokale të dyshuara për operim me  lojëra të fatit pa licencë, në Prishtinë respektivisht në lagjen Dardania (te santeja). Aksioni ka filluar nga ora 20:00 dhe ka qenë i fokusuar në lokalet që janë identifikuar me herët si te dyshuara që operojnë ilegalisht me lojëra të fatit.

Janë kontrolluar 5 lokale të identifikuara dhe dyshuara për veprimtari të pa licencuar të lojërave të fatit, në këtë rast janë konfiskuar mallra si vijon:

  • Lokal 1 pa mbishkrim janë gjetur 2 Aparate për lojëra fati dhe 3 shtëpiza për lojëra Keno, Lucky Balls dhe Racing Dogs te pa licencuara.
  • Lokal 2 pa mbishkrim pas kontrollit është hasur në 3 Aparate për lojëra fati të pa licencuara.
  • Lokal 3 pa mbishkrim ka qene i mbyllur mirëpo është vërejtur se kishte persona ne brendi, është hapur me ndihmën e Policisë dhe janë gjetur 2 Aparate për lojëra fati dhe 2 shtëpiza për lojëra Keno dhe Racing Dogs.
  • Lokal 4 pa mbishkrim pas kontrollit është hasur 3 Aparate për lojëra fati dhe 2 shtëpiza për lojëra Keno dhe Racing Dogs te pa licencuara.
  • Lokal 5 pa mbishkrim pas kontrollit është hasur ne 2 shtëpiza për lojëra Racing Dogs dhe Keno te pa licencuara.

Gjithsejtë janë konfiskuar 10 Aparate të pa licencuara dhe 9 shtëpiza për lojëra Keno, Racing Dogs, Lucky Balls  në vlerë të përgjithshme prej 15.200,00

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

LEXO MË SHUMË
Dogana rrit performancën e të hyrave me 5.15% më shumë se 2016

Dogana rrit performancën e të hyrave me 5.15% më shumë se 2016

Prishtinë 1 gusht 2017 – Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave. Angazhimit të zyrtarëve doganor dhe rritje së kontrolleve në pikat kufitare si dhe në brendi të vendit kanë ndikuar në rritje e performacës.
Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 5,15% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 30 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana kishte mbledhur 567,7 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 597,01 milion euro. Gjithashtu edhe kundrejt parashikimeve për vitin 2017 dogana ka arritur të kaloj projeksionit e qeverisë për 4 milion euro deri tani, respektivisht sipas trendeve aktuale deri në fund të vitit 2017 do të arrij rekord në mbledhjen e të hyrave, të cilat për këtë vit pritet të janë mbi 1 miliard e 100 milion euro.
Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxheti ashtu që të Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve në arsim, shëndetësi, siguri, infrastrukturë dhe shumë nevoja të tjera.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

LEXO MË SHUMË