• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

08/10/2018

Kapen medikamentet gjatë tentim kontrabandës me vlerë mbi 15.000 euro

 

Prishtinë 8 tetor 2018, – Gjatë kontrolleve nga oficeret doganor në Han të Elezit të një dërgese janë gjetur të fshehura barna me vlerë mbi 15000 euro.

Oficerët doganor gjatë ekzaminimit të një dërgesa parciale e cila e cila kishte destinacion tregun e Kosovës kanë hasur në ketë sasi të madhe të medikamenteve respektivisht 5146 pako të llojeve të ndryshme të barnave të cilat nuk kanë qenë të deklaruara.

Rasti është proceduar për hetime të mëtejme nga ana e Doganës.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar për të mbrojtur qytetarët nga kontrabandimi si dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana konfiskon tavolinat e pokerit ilegal

Dogana konfiskon tavolinat e pokerit ilegal

Prishtinë 10 tetor 2018 Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësit e doganës  mbrëmë kanë organizuar një aksion tek një lokacion i dyshuar për poker ilegal dhe lojëra fati ilegale.

Mbrëmë rreth orës 22.00 njësit e doganës kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një lokal pa mbishkrim në Prishtinë. Gjatë kontrollës janë vërejtur se brenda lokalit ushtrohet veprimtari me lojëra të fatit të palicencuara. Gjatë kontrollës brenda lokalit janë gjetur edhe persona që ishin duke luajtur. Pronari i lokalit është larguar dhe nuk është paraqitur. Gjithashtu në këtë lokal është kapur edhe tavolina e  pokerit ilegal i cila ishte në përdorim. Në këtë lokal janë konfiskuar:

Aparate për lojëra të fatit 4 copë pa numër serik

Rulet 1 copë pa numër serik;

Tavoline pokeri 1 copë;

Pjesë per aparate 4 copë

Vlera e mallit konsiderohet te jetë rreth 16,500.00 euro. Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme. Dogana do të vazhdoje edhe me aktivitete tjera në kuadër të zbatimit të ligjit por edhe kërkojmë ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve.

LEXO MË SHUMË
Dogana për nëntë muajt e 2018 ka grumbulluar 837 milion euro

Dogana për nëntë muajt e 2018 ka grumbulluar 837 milion euro

Prishtinë 5 tetor 2018, – Gjatë periudhës  nëntë mujore  (Janar- Shtator 2018)  të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 837 mil€, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej 3.13% apo rreth 25.5 mil€ më shumë. Në anën tjetër, ndikim ne te hyra e grumbulluara nga Dogana gjate kësaj periudhe ka pasur edhe MSA, pakoja fiskale qe i referohet  lirimet nga taksat ne import  për prodhuesit si dhe importi i veturave te përdoruara. Sa i përket lirimeve sipas MSA  duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 33 mil€, ndërsa  ndikimi ne te hyra i pakos fiskale që i referohen prodhuesve përgjatë periudhës raportuese është rreth 56 mil€. Këtu duhet theksuar gjithashtu  edhe ndikimi nga kufizimi i importit te veturave te përdorura  ku vërehet një rënie e theksuar krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 9816 copë vetura te përdoruar më pak ne import, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie prej 16.7 mil€ më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar tek kategoria e veturave te përdorura ,ndërsa tek veturat e reja kemi një rritje te importit prej 583 cope vetura qe ka ndikuar te kemi edhe te hyra me shume tek kjo kategori e veturave te reja  për rrethe 2 mil€.

Përkundër te gjitha këtyre ndikimeve ne te hyra si nga  lirimet nga taksat për prodhuesit, ndikimi nga MSA dhe kufizimi ne importit te veturave , Dogana e Kosovës ka vazhduar të tregoj një performacë shumë të mirë në inkasimin e të hyrave për periudhën raportuese.

LEXO MË SHUMË