• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

10/10/2018

Dogana konfiskon tavolinat e pokerit ilegal

Prishtinë 10 tetor 2018 Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësit e doganës  mbrëmë kanë organizuar një aksion tek një lokacion i dyshuar për poker ilegal dhe lojëra fati ilegale.

Mbrëmë rreth orës 22.00 njësit e doganës kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një lokal pa mbishkrim në Prishtinë. Gjatë kontrollës janë vërejtur se brenda lokalit ushtrohet veprimtari me lojëra të fatit të palicencuara. Gjatë kontrollës brenda lokalit janë gjetur edhe persona që ishin duke luajtur. Pronari i lokalit është larguar dhe nuk është paraqitur. Gjithashtu në këtë lokal është kapur edhe tavolina e  pokerit ilegal i cila ishte në përdorim. Në këtë lokal janë konfiskuar:

Aparate për lojëra të fatit 4 copë pa numër serik

Rulet 1 copë pa numër serik;

Tavoline pokeri 1 copë;

Pjesë per aparate 4 copë

Vlera e mallit konsiderohet te jetë rreth 16,500.00 euro. Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme. Dogana do të vazhdoje edhe me aktivitete tjera në kuadër të zbatimit të ligjit por edhe kërkojmë ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kapen medikamentet në dy raste të ndara

Kapen medikamentet në dy raste të ndara

Prishtine 16 tetor 2018, – oficerët doganor kanë kapur sasi të barnave në dy raste të ndara. Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës janë kapur sasi e konsiderueshme e impianteve dentare. Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë identifikuar një automjet të dyshimtë me targa të Shqipërisë. Pas ndaljes dhe selektimit për kontroll detal oficerët doganor kanë gjetur në pjesën e ulëseve te pasme, mallrat si në vijim:

1.Impiante dentare “Duravit Evolution”

2.Impiante dentare “Duravit 3 P”

3.Kocka dentare “Novocor plus”

Sasia totale ishte mbi 100 copë. Personi përgjegjës nga Rebublika e Shqiperisë është proceduar për kundërvatje doganore.

 

Derisa në Dheun e Bardhë oficerët doganor gjatë kontrollës së automjeteve në hyrje kanë ndaluar një person me tabela të republikës së Serbisë, pas pyetjes së oficereve doganor se nëse ka për të deklaruar pala është përgjigjur Jo. Oficerët doganor gjatë kontrollës në bagazh kanë vërejtur se ndarja ne mes karrikave dhe bagazhit nuk është e formës standarde por e modifikuar, në ato momente vozitësi ka ikur duke rrezikuar oficerët doganor. Së bashku me oficerët e policisë është arritur të identifikohet personi ku pas ndaljes janë gjetur edhe barnat e fshehura në afërsi të një pompe benzine. Rasti është proceduar në prokurori.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar për të mbrojtur qytetarët nga kontabandimi si dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale.

LEXO MË SHUMË
Kapen medikamentet gjatë tentim kontrabandës me vlerë mbi 15.000 euro

Kapen medikamentet gjatë tentim kontrabandës me vlerë mbi 15.000 euro

 

Prishtinë 8 tetor 2018, – Gjatë kontrolleve nga oficeret doganor në Han të Elezit të një dërgese janë gjetur të fshehura barna me vlerë mbi 15000 euro.

Oficerët doganor gjatë ekzaminimit të një dërgesa parciale e cila e cila kishte destinacion tregun e Kosovës kanë hasur në ketë sasi të madhe të medikamenteve respektivisht 5146 pako të llojeve të ndryshme të barnave të cilat nuk kanë qenë të deklaruara.

Rasti është proceduar për hetime të mëtejme nga ana e Doganës.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar për të mbrojtur qytetarët nga kontrabandimi si dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale.

LEXO MË SHUMË