• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

08/05/2022

Kapen rreth 6000 euro mallra të kontrabanduara

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në regjionin e Prizrenit kane identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallëra pa dokumentacion, respektivisht pas ndalesës u gjetën 15 pako me  pjesë për Motor-sharra. Vlera e mallrave të kontrabanduar është afër 6000 mijë euro. Mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z.Agron Llugaliu takon Sekretarin e  Përgjithshëm të  Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z.Agron Llugaliu takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel

16 Maj 2022 – Drejtori i Përgjitshëm i Doganës së Kosovës, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në  Bruksel,  ku u mirëprit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave (OBD),  Dr. Kunio Mikuriya.

Në këtë takim, Drejtori i Përgjithshëm z.Llugaliu njoftoi  Sekretarin e Përgjithshëm të OBD-së, Dr. Kunio Mikuriya, për të arriturat, sukseset si dhe sfidat e Doganës së Kosovës.  

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm e njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm lidhur me planet e ardhshme të Doganës së Kosovës, me qëllim të avancimit të  kapaciteteve në  të gjitha fushat.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave Dr. Kunio Mikuriya,  vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Doganës së Kosovës si anëtare e OBD-së, dhe u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm. Dogana e Kosovës është e përkushtuar të avancoj sistemin dhe proceset duke zbatuar meknazimat e OBD-së. 

LEXO MË SHUMË
Kapen medikamete të kontrabanduara

Kapen medikamete të kontrabanduara

Njësitet e Doganës se Kosovës  kanë organizuar kontrolla ne nëntë (9) Barnatore ku edhe janë gjetur barna/medikamete të kontrabandura nga Serbia, Maqedonia Veriore si dhe Shqipëria. Lokacionet e barnatoreve ishin në Graqanice, Ranilluk, Shtërpcë si dhe lokacione tjera. Te gjashtë (6) subjekte është hasur ne 1000 artikuj produkte farmaceutikë / barna te kontrabanduara.

Të gjitha produktet  janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse.

LEXO MË SHUMË