• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

16/05/2022

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z.Agron Llugaliu takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel

16 Maj 2022 – Drejtori i Përgjitshëm i Doganës së Kosovës, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në  Bruksel,  ku u mirëprit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave (OBD),  Dr. Kunio Mikuriya.

Në këtë takim, Drejtori i Përgjithshëm z.Llugaliu njoftoi  Sekretarin e Përgjithshëm të OBD-së, Dr. Kunio Mikuriya, për të arriturat, sukseset si dhe sfidat e Doganës së Kosovës.  

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm e njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm lidhur me planet e ardhshme të Doganës së Kosovës, me qëllim të avancimit të  kapaciteteve në  të gjitha fushat.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave Dr. Kunio Mikuriya,  vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Doganës së Kosovës si anëtare e OBD-së, dhe u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm. Dogana e Kosovës është e përkushtuar të avancoj sistemin dhe proceset duke zbatuar meknazimat e OBD-së. 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Drejtori i Përgjitshëm i Doganës së Kosovës u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Mbretërisë të Belgjikës

Drejtori i Përgjitshëm i Doganës së Kosovës u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Mbretërisë të Belgjikës

Prishtinë, 19 maj 2022 Drejtori i Përgjitshëm i Doganës së Kosovës,z.Agron Llugaliu në vazhdën e takimeve  gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Mbretërisë së Belgjikës zt. Kristian Vanderwaeren.

Takimi me zt. Vanderwaeren kaloj në një atmosferë shumë miqësore duke kujtuar edhe momente të rëndësishme nga bashkëpunimi në mes të doganava të të dyja vendeve dhe u diskutuan mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim në disa fusha të rëndësishme.

Në takim u diskutua për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen vendet tona dhe ishte konkluzë e përbashkët se efektet e vështirësive globale kanë manifestuar efekte të ngjashme për të dyja vendet, ndërsa që Doganat si institucione të rëndësishme për zbatimin e ligjit, të hyrat dhe sigurine, janë afektuar dukshëm në dimenzione të ngjashme.

Dy drejtorët u zotuan për shqyrtim të mundësive për shkëmbim duke përcaktuar edhe fushat e nevojshme ku do të fokusohet shkëmbimi.

LEXO MË SHUMË
Kapen rreth 6000 euro mallra të kontrabanduara

Kapen rreth 6000 euro mallra të kontrabanduara

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në regjionin e Prizrenit kane identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallëra pa dokumentacion, respektivisht pas ndalesës u gjetën 15 pako me  pjesë për Motor-sharra. Vlera e mallrave të kontrabanduar është afër 6000 mijë euro. Mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse.

LEXO MË SHUMË