Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

20 September 2011

ZHVILLIMET E FUNDIT LIDHUR ME EXPORTIN

Dogana e Kosovës njofton se informacionet e fundit te pranuara nga zyrtaret doganor ne vendkalimin kufitar “ Dheu i Bardhe”, tregojnë se Zyrtaret doganor dhe tatimor te Serbisë, nuk janë duke lejuar eksportin e produkteve Kosovare ne Serbi.

Kamionët me mallra te prodhuara ne Kosove, qe mbrëmë ishin lejuar te futen ne territorin e Republikës se Serbisë dhe qe ishin dërguar ne Terminalin Doganor ne Presheve, sot janë kthyer mbrapa ne kufi me Kosoven, duke kërkuar nga importuesi ne Serbi, pajisjen me dokumentacione te Institucioneve paralele tatimore te Republikës se Serbisë ne Kosove, pasi sipas zyrtareve serb, dokumentacion i lëshuar nga Institucionet e Kosovës është i papranueshëm.

Dokumentacioni i palës eksportuese Kosovare ishte i përgatitur konform dokumentacionit standard qe përdoret me rastin e eksportit, ne harmoni me rregullat e parapara me marrëveshjen CEFTA në të cilën bazohet edhe Marrëveshja për njohjen e vulave doganore e arritur më 2 shtator 2011 në Bruksel si dhe i konfirmuar nga ana e zyrtareve te Doganës se Kosovës.