Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

26 June 2015

Zhdoganimi “Pa letër” lehtëson të bërit biznes

Zhdoganimi “Pa letër” lehtëson të bërit biznes Prizren, 24.06.2015 Dogana e Kosovës ka lansuar sot projektin e ri, i cili është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë për t`iu krijuar kompanive lehtësira në të bërit biznes. Koncepti zhdoganimet “Pa letër” (Paperless), që u përurua sot në Terminalin Doganor në Prizren, ka për qëllim eliminimin e procedurave dhe barrierave administrative si dhe përshpejtimin e procedurave të zhdoganimit të mallit. Drejtori i Doganës zt. Lulzim Rafuna tha se ndodhet këtu, së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike zt. Safet Gërxhaliu dhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane e të komponentës së Doganës së EULEX-it, që ta demonstrojnë në praktikë reformën e re që ka bërë Dogana në fillimin e zhdoganimit ‘pa letër’, një koncept ky i ri evropian. “Për ne është një hap i madh që e zhvillon doganën tonë dhe iu afrohemi standardeve të Bashkimit Evropian. Me këtë, do ta ulim koston e të bërit biznes dhe koston administrative, më pas do ta ulim burokracinë që ka ekzistuar në ndarjen në administratë të dokumentacionit me letër fizike. Poashtu, ky është një lehtësim për tregti, pasi në kohë më të shkurtër malli do të shkoj te konsumatori”, deklaroi Rafuna. Ai gjithashtu tha se neve si Doganë ky hap na mundëson që burimet tona të cilat i kemi në dispozicion t’i koncentrojmë te kontrollimi më i plotë i mallit. Të gjithë këta janë hapa pozitivë që i kontribuojnë shtetit dhe reformave që i kemi marrë në doganë. Kurse, kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu theksoi se kjo është një ditë e veçantë, jo vetëm për shkak të dimensionit ekonomik por edhe pasi po promovohet partneriteti publik-privat, dhe partneriteti me ShBA-në dhe Bashkimin Evropian. “Kjo që është duke bërë Dogana e Kosovës është për t’u çmuar dhe respektuar. Vetë fakti që do të ndikojë në lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë, fakti që do të ulen mundësitë për dukuri negative, do të reflektojë vetvetiu në krijimin e ambientit për të bërit biznes. Do të ndryshojë perceptimi për Doganën dhe vetë Kosovën. Ky është një motiv shtesë për investitorët e huaj që të vijnë në Kosovë”, deklaroi Gërxhaliu. Ndërsa znj. Megan Naylor zyrtare për ekonomi dhe tregti në Ambasadën Amerikane tha se do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur efikasitetin në Doganë. Ajo theksoi se ky është një hap i madh përpara, pasi që Kosova bëhet vendi i parë në Ballkan që aplikon sistemin e zhdoganimit “pa letër”.

DSC05842_17804.JPG