Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

21 February 2013

ZËVENDËSMINISTRI RAMADAN AVDIU VIZITOI ZYRAT QËNDR

Zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu, ka vizituar sot zyrat e drejtorisë qendrore të Doganës së Kosovës, ku është pritur nga drejtori i përgjithshëm i Doganës Naim Huruglica së bashku me zyrtarë tjerë të lartë të këtij institucioni.

Në takimin që zhvilloi zëvendësministri Avdiu me drejtorin Huruglica dhe bashkëpunëtorët e tij, u diskutua  për performancën e Doganës gjatë vitit 2012 dhe për objektivat dhe planet për vitin 2013.

Zëvendësministri Avdiu shfrytëzoi rastin që të përgëzoi stafin e Doganës dhe menaxhmentin e saj për arritjen e planit  të të hyrave gjatë vitit 2012 dhe gjithashtu shprehi gatishmërinë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm edhe gjatë këtij viti dhe viteve në vazhdim.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Doganës Naim Huruglica, njoftoi për së afërmi zëvendësministrin Avdiu me  zhvillimet aktuale në Doganë, po ashtu edhe me rrjedhën e punës,  angazhimin dhe mbledhjen e të hyrave për vitin 2012. Si dhe në fund e njoftoi edhe me planet dhe sfidat për vitin që sapo kemi hyr.

Zëvendësministri  Avdiu i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm  i Doganave Naim Huruglica, gjatë ditës së sotme gjithashtu vizitoi edhe pikat doganore në Hanit të Elezit dhe atë të Vermicës.

DSC03681.jpg