
Zëvendës ambasadori Holandez viziton doganën e Kosovës
Lajme
08 February 2023
Zëvendës ambasadori Holandez viziton doganën e Kosovës
Prishtinë 8 shkurt 2023, – Doganën e Kosovës sot e ka vizituar zëvendës ambasadori i Holandës z. Ronald Goldberg si dhe z. Ivan Iliev (përfaqësuesi regjional për ekonomi dhe tregti në Ambasadën Holandeze në Maqedoninë veriore) të cilët u mirëpritën nga Drejtori i përgjithshëm i Doganës z. Agron Llugaliu.
Gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me rëndësinë e efikasitetit të Doganës, duke filluar nga mbledhja e të hyrave, luftimi i ekonomisë jo-formale dhe avancimi i lehtësirave tregtare. Zt. Llugaliu njoftoj të pranishmit lidhur me zhvillimet e fundit në Doganën e Kosovës ku vendosi theksin në zbatimin e ligjit si dhe avancimet teknologjike në Doganën e Kosovës, me qëllim të avancimit të shërbimit.
Zyrtarët e ambasadës holandeze vlerësuan progresin dhe ofruan gatishmërinë për bashkëpunim në interes të dyanshëm, me qëllim që bashkëveprimi i ekonomive të dy vendeve tona të jetë efikas dhe frytdhënës.
