
ZBULOHET SASI MUNICIONI NË VËRMICË
Lajme
28 September 2009
ZBULOHET SASI MUNICIONI NË VËRMICË
Vërmicë 27 Shtator 2009 – rreth orës 20:30 në pikë kalimin kufitar Vërmicë, pas ndaljes së një automjeti që vinte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, Oficerët doganor kanë zbuluar sasi të municionit.
Automjeti i markës Mercedes me targa të Tiranes e drejtuar nga ngasesi po ashtu shtetas i Shqiperise, eshte ndaluar nga oficeret Doganor dhe pas nje kontrolle detale të automjetit të lartëpërmendur kanë zbuluar të fshehur sasi municioni nën ulësen e prapme të automjetit.
Municioni i zbuluar ishte i kalibrit 7.62 në sasi prej 2519 pce. Me këtë rast është njoftuar edhe Policia, ku menjëher ka arrestuar personin I cili ishte edhe drejtuesi I automjetit. Po ashtu edhe municioni i zbuluar i është dorëzuar Policisë, si dhe rasti për procedurë të mëtutjeshme.
