
ZBULOHET SASI ALKOOLI PA BANDEROLA
Lajme
03 March 2011
ZBULOHET SASI ALKOOLI PA BANDEROLA
Prizren 3 mars 2011 – Dogana e Kosovës dje gjatë një aksioni në Prizren ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike pa banderola. Pas hetimeve fillestare Dogana ka kërkuar nga Gjykata Komunale ne Prizren urdhër-kontrollin për të kontrolluar një shtëpi private në të cilën besohej se gjendej një sasi e papërcaktuar e mallrave ilegale. Oficerët Doganore kane hyre në shtëpi për të ushtuar kontroll, pronarët janë njoftuar për të drejtat e tyre. Gjate kontrollit në bodrumin e shtëpisë oficeret kane hasur ne sasi te disa llojeve te pijeve alkoolike Vodka të llojeve të ndryshme.
Gjate këtij kontrolli është zbuluar sasia si në vijim:
- Vodka 171 pako pa banderola
- Vodka Red 25% alkool 42 litra
- Wodka White 40.5% alkool 676.2 litra
Gjithsej sasia e zbuluar është 718.2 litra ka vlerë mbi 3,500 euro, e tere kjo sasi është konfiskuar sipas Kodit te Doganës dhe akcizave, ndërsa hetimet mbi prodhimin e këtyre pijeve te kontrabanduara janë duke te vazhduar.
Dogana iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të republikës së Kosovës se nëse hasin pije alkoolike pa banderola të Kosovës menjëherë të lajmërojnë në doganë apo institucionet tjera të zbatimit të ligjit.