
ZBULOHET NJË REVOLE NË HANIN E ELEZIT
Lajme
20 March 2009
ZBULOHET NJË REVOLE NË HANIN E ELEZIT
Hani i Elezit 19 mars 2009 – Rreth orës 17:00 në Pikë Kalimin Kufitar Hani i Elezit është zbuluar një revole e fshehur në ulësen e pasme. Një taxi me targa të Republikës Maqedonase, pasi që ketë hyrë në Republikën e Kosovës, iu është nënshtruar kontrollit rutinor, po ashtu edhe pasi që ishte pyetur nga Oficerët e Doganës së Kosovës se mos kishte për të deklaruar diqka për Dogane, u përgjegj që nuk kishte asgje. Ndërkaq pas kontrollit detal nga ana e oficereve Doganor, ishte gjetur një revole e tipit Zastava, që kishte qenë e fshehur nën ulesen e pasme të veturës.
Gjatë gjithë kohës së kontrollimit ishin prezent edhe njesiti i EULEX-it. Pas zbulimit të ketij rasti, është lajmëruar Policia të cilët edhe janë marrë me tutje me rastin.
