
ZBULOHET NJË REVOLE DHE SASI TË FISHEKËVE
Lajme
12 October 2013
ZBULOHET NJË REVOLE DHE SASI TË FISHEKËVE
Prishtinë 12 tetor 2013, – Oficerët Doganor kanë zbuluar sasi të mallrave të ndaluara. Në pikë kalimin kufitarë në Vërmicë, gjatë kontrollimit rutinor të automjeteve, është selektuar një autobus me targa të Kosovës për kontroll.
Gjatë kontrollit nga ana e Oficerëve Doganor, në njerën valixhe është zbuluar një kuti me fishek të llojit 6,72mm në sasi prej 660 copë. Më pas pronarit të fishekëve i është bërë edhe kontroll trupore, po ashtu edhe autobusi i është nënshtruar kontrollit detal, mirëpo nuk është gjetur ndonjë mall tjetër.
Një rast tjetër me mallra të ndaluara është zbuluar edhe në Aeroportin Ndërkombtar të Prishtinës. Njëri nga udhëtarët që sapo kishin arritur nga Minheni – Gjermani, është selektuar për kontroll të valixhes përmes skanerit X-ray, ku me këtë rast është vërejtur një revole.
Pas kontrollës manuale ndaj udhëtarit, Oficerët Doganor kanë zbuluar një revole të tipit ROHM RG 70 CAL 315K. Më pas është njoftuar edhe Policia Kufitare në arritje. Me këtë rast personat në fjalë kanë shkaktuar vepër penale sipas nenit 274 pika A, të KDAK-ës. I tërë rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare për procedurë të mëtutjeshme.
