
ZBULOHET NJË PISTOLETË NË HANIN E ELEZIT
Lajme
15 janar 2013
ZBULOHET NJË PISTOLETË NË HANIN E ELEZIT
Prishtinë 15 janar 2013 – Sot rreth orës 13:00, Oficerët Doganorë kanë zbuluar një pistoletë të fshehur Brenda në një veturë.
Gjatë zbatimit të një planit Operativ të përbashkët Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, kishin ndalur për kontroll një automjet të tipit Audi A5 me targa të Tetovës, tek sa po kalonte këtë pikë kufitare.
Gjatë kontrollit manual të veturës, Oficerët Doganore kanë hasur në një pistoletë brenda në pjesën e përparme të veturës.
Pas zbulimit të pistoletës vetura në fjalë është dërguar për kontroll detal në skaner.
I tërë rasti bashkë me dokumentacion përkatës, i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedurë të mëtutjeshme.
