
ZBULOHET NJË DEPO ME DUHAN TE KONTRABANDUAR
Lajme
09 October 2008
ZBULOHET NJË DEPO ME DUHAN TE KONTRABANDUAR
Prishtinë 9 tetor 2008.- Dje gjatë orëve të pasditës Njësit e Doganës kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të duhanit. Pas hetimeve të bëra nga njësit e Doganës si dhe në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë komunale të Prizrenit, gjatë pasdites së djeshme njësit antikontrabandë të Shërbimit Doganor kanë kryer bastisjen e një shtëpie dhe lokali në fshatin Shkozë, komuna e Prizrenit.
Bastisja është bërë me dyshimin se ekziston një depo e cila bënë shitjen e duhanit të kontrabanduar. Me ketë rast janë zbuluar sasi të mëdha te duhanit ilegal mbi 250.000 copë cigare, kurse vlera e mallit është mbi 10.000 €uro. Llojet e duhanit te zbuluar janë KAMEL dhe RONSON. Një pjesë e këtij duhani ka pasur banderola të Malit te Zi.
Duhani është konfiskuar, I dyshuari është marrur në pyetje dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt përmes kallzimit penal.
