
ZBULOHET MUNICION NË VËRMICË
Lajme
25 August 2009
ZBULOHET MUNICION NË VËRMICË
Prizren – Vërmicë 24 gusht 2009, mbrëmë rreth orës 22:30 në pikë-kalimin e udhëtareve në Vërmicë njësitet e Doganës kanë selektuar për kontroll detal automjetin e tipit Mercedes 190 D me tabela të Shqipërisë të drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë i cili hynte në republikën e Kosovës.
Gjatë kontrollimit detal të automjetit të lartpërmendur, janë zbuluar të fshehura nën ulësen e pasme 45 kuti me nga 70 copë fishek (municion) të kalibrit 6.5 mm, gjithësejt 3150 copë fishek.
Pas zbulimit të municionit, automjeti është kontrolluar në mënyrë detale, por gjatë kontrollit detal nuk kemi hasur në asgjë tjetër. Rasti është dorëzuar tek Policia Kufitare në Vërmicë për procedim të mëtejmë. Ky është rasti i tretë i zbulimit të municionit gjatë këtij viti nga Dogana e Kosovës.
