
ZBULOHET GJYSME KILOGRAMI ARI NE HAN TE ELEZIT
Lajme
12 October 2009
ZBULOHET GJYSME KILOGRAMI ARI NE HAN TE ELEZIT
Hani i Elezit 12 Tetor 2009- Në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit pas ndaljes së një automjeti që vinte nga Maqedonia në drejtim të Kosovës, oficerët doganor kanë zbuluar sasi të arit.
Automjeti i markës Mercedes me targa të Shkupit është ndalur nga oficeret doganor, gjatë pyetjes së personit në fjale, ai është përgjigjur që nuk ka asgjë për të deklaruar. Pas kontrollës detale të oficerëve, kanë zbuluar në çantën e dorës së bashkudhëtares së vozitësit një sasi ari. Ku me pas gjatë kontollës trupore është gjetur edhe një sasi tjetër ari, ku gjithsej sasia e zbuluar e arit ishte 550gr.
Sasia e arit është konfiskuar si dhe rasti do ti nënshtrohet procedurës së kundërvajtjes doganore.