Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

08 June 2010

ZBULOHET ALKOOL PA BANDEROLA

 

Prishtinë 8 Qershor 2010 –  Dogana e Kosovës është duke ndërmarre aksione të vazhdueshëm për kontrollin e tregut dhe konfiskimin e mallrave të dyshimta. Gjatë dy ditëve të fundit kemi ndërmarrë kontrollë në disa lokacione të ndryshme, për verifikimin e  banderolave në pijet alkoolike dhe cigare. Aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës dhe Gjakovës, ku në ketë aksion njësitë e Doganës  kanë zbuluar sasi të pijeve alkoolike të llojeve të ndryshme, po ashtu edhe një sasi e cigareve.

Mallrat e zbuluara si pijet alkoolike gjithashtu edhe cigaret kryesisht ishin pa banderola, apo me banderola të vendeve fqinje por ka edhe prej atyre që dyshohen të jenë të falsifikuara, që nuk u dihej prejardhja.

Sasia:

  • Alkool mbi 13,930 cope paketimesh te ndryshme,

E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar sipas Kodit të Doganës dhe akcizave, kurse hetimet mbi falsifikimin e banderolave dhe prodhimin e këtyre pijeve gjegjësisht mallrave të kontrabanduara janë duke vazhduar. Aksioni i tille është duke u zhvilluar në tërë territorin e Kosovës. Dogana e Kosovës i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mos konsumojnë pije alkoolike pa banderola sepse përveç që shkaktojnë humbje në taksa për buxhetin e Kosoves gjithashtu janë të prodhuara ilegalisht dhe në mënyrë të pakontrolluar.