
ZBULOHEN TELEFONA TË FSHEHUR NË FTOHËSIN E AUTOMJE
Lajme
15 August 2008
ZBULOHEN TELEFONA TË FSHEHUR NË FTOHËSIN E AUTOMJE
Mitrovicë 15 gusht 2008. – Mbrëmë rreth orës 23:58 njësitë anti- kontrabandë të Shërbimit Doganor kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të telefonave mobil, kartela memorie dhe bateri për telefona mobil. Pas dyshimeve se ky automjet transportonte mallrat te kontrabanduara oficeret doganor e kane ndaluar ketë automjet me targa te Novi Pazarit për kontrolle te hollësishme.
Fillimisht një pjesë të mallit është gjetur në bagazh të automjetit dhe pas kontrollit detal kanë arritur të zbulojnë edhe pjesën tjetër e fshehur tek ftohësi i automjetit.
Më poshtë është dhënë sasia e mallit të konfiskuar:
- – Nokia6300 285 copë
- – Kartela Memorie 512MB 285 copë
- – Bateri për Telefona Mobil 287 copë
Supozohet se vlera e përgjithshme e këtyre pajisjeve është afro 20,000 €.
Kjo sasi e mallit është konfiskuar, automjeti është ndaluar dhe gjendet nën mbikëqyrjen doganore deri në përfundimin e procedurave lidhur me këtë rast.
