Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

02 September 2009

ZBULOHEN SUBSTANCA NARKOTIKE NË VERMICË

 

 

 

 

 

 

 

Prizren – Vërmicë 02 Shtator 2009 rreth orës 08:10 min në pikë kalimin kufitar Vërmicë është zbuluar sasi e konsiderueshme e substancave narkotike.

Përderisa kalonte këtë pikë kufitare vetura e tipit Citroen, u ndalua nga oficerët doganor, ku gjatë kontrollit rutinor në mbështetëset e ulseve të para, kanë hasur në 6 pako me substanca narkotike.  Më pas filluan një kontroll gjenerale ku në gomën rezerv nën automjet zbuluan edhe 2 pako me substanca narkotike. Gjithësej sasia e konfiskimit të këtij rasti ishte  8 pako

Personi në fjalë  ështe arrestuar nga policia kufitare, si dhe rasti komplet i referohet Policise në procedurë të mëtutjeshme.

 

 

IMG_5394.jpg