Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

27 February 2013

ZBULOHEN RRETH 1000 LITRA DERIVATE TE NAFTËS

Prishtinë 27 shkurt 2013 – Dogana e Kosovës zbulon sasi të derivateve të naftës në tentim kontrabandimi. Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë patrullimit përgjatë magjistrales Prishtinë – Drenas në afërsi tek Kroni i Mbretit kanë ndalur një kamionetë për kontroll rutinore.

Gjate kontrollës kanë vërejtur të maskuar një rezervar post-fabrikant të mbushur me derivate të naftës, për të cilat personi në fjale nuk  posedonte asnjë dëshmi mbi pagesën e detyrimeve importuese.

Në mungesë të kushteve për kontroll detale, pala është dërguar në terminalin Doganorë në Mitrovicë. Pas kontrollit detal Oficerët Doganorë kanë bërë shkarkimin e derivateve të naftës të zbuluar në rezervuarin post-fabrikant të maskuar në kamionetë, në sasi afro 1000 litra.

E tërë sasia e Zbuluar e derivateve të naftës së bashku me kamionetën janë konfiskuar nga Oficerët Doganorë, ndërsa për palën në fjalë është iniciuar kundërvajtje Doganore.

DSC04753.jpg