Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

27 February 2009

ZBULOHEN NARKOTIK NE MERDARE

Podujevë, 27 shkurt 2009– në venëdkalimin kufitar të Merdares në mes të Kosovës dhe Serbisë, rreth orës 06:00 të mëngjesit, njësitë e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndaluar një veturë të tipit Volvo me ngjyrë të kuqe të cilën e ngiste një shtetas  i Republikës së Kosovës, kjo veturë ishte në dalje nga Kosova.

Gjatë kontrollit nga oficerët e Doganave të Kosovës është gjetur një sasi që dyshohet të jetë substancë narkotike. Kjo sasi është gjetur në pjesën e përparme të veturës nga ana e brendshme në të dy shtyllat e veturës (shtylla ku është e ngjitur dera)

Pas analizave fillestare dyshohet se lloji I narkotikeve është kokainë, por ende priten rezultatet laboratorike kurse sasia është afër 700 gram. Kontrollimi detal i automjetit është kryer nga ana e oficereve te Doganës.

Policia e Kosovës ka arrestuar personin dhe ka proceduar me tej rastin.