Republika e Kosovës / Ministria e financave

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

01 mars 2012

ZBULOHEN MBI 10 KILOGRAM SUBSTANCË NARKOTIKE

Vërmicë 01 mars 2012 – mbrëmë rreth orës 21:00 në pikë kalimin kufitarë  Vërmicës, oficerët doganorë kanë zbuluar substancë narkotike të fshehur. Gjatë kontrollës, në hyrje të kësaj pike kufitare oficerët doganorë selektuan një furgon të tipit WV T4 me targa të Kosovës, për kontroll rutinore.

Pas ndaljes vozitësi pohoi që nuk kishte asgjë për të deklaruar. Mirëpo oficerët doganore fillojnë kontrollën duke thirrur në asistence edhe policinë kufitare, pasi kishin vërejtur se dyert prapa ishin të bllokuara, gjë që mund të dyshohet të ketë diçka të fshehur. Pas kontrollës detale të furgonit, oficerët doganorë së bashku me policinë zbuluan në ulëset prapa vozitësit 10 qese të cilat dyshoheshin të jenë substancë narkotike. Pas matjeve të qeseve, sasia totale ishte 10.4 kg kurse lloji për momentin dyshohet që është marihuanë.

Sasia e zbuluar është konfiskuar si dhe vozitësi është ndaluar dhe i tërë rasti i referohet tek Njësitet anti drogë  të Policisë së Kosovës, për procedurë të mëtutjeshme.

Rezultatet e theksuara gjatë kësaj periudhe të Doganës dhe Policisë Kufitare janë pjesë e angazhimit dhe punës së përbashkët në kuadër të Menaxhimit të integruar të kufirit, që tani më ka filluar edhe të prodhojë rezultate të theksuara.

Narkotik.jpg