
ZBULOHEN MALLRA TË KONTRABANDUARA
Lajme
18 September 2009
ZBULOHEN MALLRA TË KONTRABANDUARA
Vërmicë 17 Shtator 20009- rreth orës 20:30 në pikë kalimin kufitar Vërmice, Oficerët Doganor kanë zbuluar sasi argjendi dhe bizhuteri të kontrabanduara.Përderisa kalonte këtë pikë kufitare vetura e markës BMW me targa të KS, është ndalur nga oficerët Doganor, dhe pas një kontrolle detale të automjetit të lartëpërmendur kanë zbuluar të fshehura pas ulses, dhe në bagazhin e automjetit sasi argjendi, orë dore, bizhuteri dhe qanta, të gjitha këto në vlerë prej 2617.88 euro, të cilat pala nuk i kishte deklaruar.
Pas zbulimit të mallit, janë gjetur edhe certifikata e regjistrimit, ajo e TVSH si dhe certifikata importuese të gjitha këto të ndërlidhura me bashkëudhëtar në automjetin e lartëpermendur.
I tërë malli i zbuluar është plombuar, dhe rasti i referohet sektorit mbi kundervajtje në Doganën e Kosovës