
ZBULOHEN BARNA KONTRABANDË NË AUTOMJETIN E NDIHMËS
Lajme
14 March 2011
ZBULOHEN BARNA KONTRABANDË NË AUTOMJETIN E NDIHMËS
Prishtine 14 mars 2011- Njësitë anti-kontrabandë të Doganës se Kosove, gjatë kontrollit të zhvilluara gjatë fundjavës në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë zbuluan medikamente pa banderola. Saktësisht, në fshatin Kqiq njësitë mobile të Doganës kanë ndalur për kontrollë automjetin Autoambulance me targa të Novi Pazarit.
Automjeti ne fjale I përkiste shtëpisë se shëndetit të Novi Pazarit, ky automjet transportonte dy pacient. Pas një kontrolli fillestar është vërejtur se në pjesën e pasme përveç pacientëve kishte edhe sasi të konsiderueshme të medikamenteve. Automjetin në fjalë e është dërguar deri në fshatin Uglare – Fushë Kosovë për t’i dërguar dy pacientë në Ambulantë. Në këtë rast është kërkuar edhe asistenca e Policisë së Kosovës. Pas vendosjes së pacientëve në ambulanten e fshatit Uglar autoambulanca është dërguar në drejtorinë e doganës për kontroll detaj, ku edhe është bërë konfiskimin dhe numërimi i medikamenteve. Sasia e medikamenteve te ndaluara është:
- SINACILIN 500 MG x 12 KAPS. – 48 kutia për shitje me pakicë
- PRESOLOL 100 MG X 30 TABL. – 50 kutia për shitje me pakicë
- PRILENAP HL X 20 TABL. – 100 kutia për shitje me pakicë
- ENALAPRIL 20 MG X 20 TABL. – 80 kutia për shitje me pakicë
- ATENOLOL 100 MG X 14 TABL. – 20 kutia për shitje me pakicë
- RANITAL 150 MG X 20 TABL – 50 kutia për shitje me pakicë
E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar, dhe rasti në fjale është dorëzuar te sektorit për Kundërvajtje Doganore.