Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

30 June 2010

ZBULOHEN ARMË DHE MUNICION NË AEROPORTIN E PRISHTI

Prishtinë 30 Qershor 2010- rreth orës 12:30 në aeroportin e Prishtinës Dogana e Kosovës ka ndaluar dy persona në kanalin e gjelbert që vinin nga Gjermania. Tek ata është vërejtur se bartnin një pako të zezë, pasi janë ndaluar kutia e zezë është futur në skener dhe është vërejtur se në atë kuti ka armatim. Zyrtarët doganor kanë marr pakon e zezë dhe së bashku me policinë kanë gjetur këto lloje të armëve të zjarrit:

1.      SHOOT GUN TAKTICAL/12 Gauge, Model: REMINGTON 870 TAKTICAL, 1 copë,

2.      Pistoletë, HECKLER & KOCH, Modeli: MARK 23, Kalibi 45 Auto, 1 copë,

3.      KARABIN gjuetie – gjysmë automatik, Model BROWING BARR II, 1 copë,

4.      Karikator për Pushkën Gjysmë automatike KARABIN, 2 copë,

5.      Karikator për Pistoletën HECKLER, kalibri 45×10 2 copë,

Gjithashtu kontroll është ushtruar edhe në bagazhet e bashkëudhëtares së tij, ku janë gjetur sasi të municionit. Pas kontrollës detale të valixheve kemi gjetur këto lloje të fishekëve:

  1. Fishekë për KARABIN Gjuetie – 40 copë,
  2. Fishekë për SHOOT GUN TAKTICAL – 10- copë,
  3. Fishekë për Pistoletë HECKLER – 150 copë.
  4. Dylbi BUSHNELL ELITE 3200, 3-9×40 – 1 copë.

Rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës për hetime të mëtejme.