Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

10 December 2013

ZBULOHEN AFËR 20 KG NARKOTIK NË VËRMICË

Prishtinë 10 Dhjetor 2013 –  Rreth orës 03:00 të mëngjesit Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast me mallra të ndaluara.

Në pikë kalimin kufitar Vërmicë Oficerët Doganor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë selektuar një automjet me targa të Shqipërisë për kontroll rutinore, pasi që udhëtarët prezent  në veturë janë  përgjegjur  që nuk kanë asgjë për të deklaruar.

Më pas Oficerët Doganor  kanë  ushtruar kontroll në veturën e lartëcekur duke përdorur edhe pajisje të sofistikuara për kontroll. Gjatë kontrollit në bagazh të automjetit  kane zbuluar 7 copë qese me substancë narkotike, gjithashtu në vazhdë të kontrollit edhe tek ulëset e pasme janë zbuluar edhe 6 copë qese po ashtu me substancë narkotike, edhe nëpër pjesë të ndryshme të automjetit janë gjetur edhe sasi tjera të qeseve me narkotik.

Në total janë zbuluar 18 qese me substancë narkotike të llojit marihuana në sasi prej 19.5kg. Policia e Kosovës menjëherë ka arrestuar personin në fjalë si dhe i tërë rasti i kalon policisë për hetime të mëtejme.

IMG_1253_3.jpg