
ZBULOHEN 9KG BIZHUTERI KONTRABANDË
Lajme
05 August 2009
ZBULOHEN 9KG BIZHUTERI KONTRABANDË
Në natën, në mes të datës 03-04.08.2009 rreth orës 01.40 min gjatë një kontrolle rutinore të automjetit Audi A4 me targa të Kosovës në Han të Elezit, oficerët doganor kanë zbuluar një sasi të konsideruar të argjendit dhe bizhuterisë së kualitetit të lartë “ mbi 5kg Argjend dhe rreth 4kg Bizhuteri nga qeliku i pastër”.
Malli ka qene i fshehur në disa pjesë të veturës, kryesisht në ulësen e pasëm dhe në vendin e gomës reserve. Malli I është nënshtruar procedurës së konfiskimit. Vlen të ceket se që nga muaji Qershor-2009 e gjerë më sot ky është rasti i tretë i zbulimit të arit dhe argjendit, në pikën Doganore të Hanit të Elezit.
