Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

30 October 2012

ZBULOHEN 43 REVOLE NE HANIN E ELEZIT

Prishtinë 30 tetor 2012 – Mbrëmë  në  orët e vona në pikë kalimin kufitar të hanit të elezit njësitet e antikontrabandës së doganës kanë arritur të zbulonin një sasi të konsiderueshme të revoleve gjatë tentimit për të u kontrabanduar ilegalisht.

Pas ndalesës së një automjeti me targa te Shkupit (republika e Maqedonisë) dhe pas kontrolleve fillestare automjeti është dërguar për skanim. Pas skenimit, imazhet kane dhëne indikacione për gjera te fshehura ne pjesën e pasme te veturës. Imazhet e gjeneruara nga skaneri kane dhëne dyshime se ne ketë pjese ka një sasi e konsiderueshme e revoleve.

Pas hapjes se kësaj pjese oficerët doganor kane gjetur fillimisht 26 copë revole te llojit EKOL SPECIAL te kalibrit 9 mm. Pas vazhdimit të kontrollit të mëtejmë në pjesën e përparme të automjet, respektivisht të motorit janë gjetur edhe një sasi tjetër prej 17 copë revole të njëjti lloj.

Totali i revoleve të zbuluar gjatë kontrollës është 43 copë.  Pas këtij zbulimi se bashku me policinë e Kosoves është bërë arrestim i drejtuesit të automjetit  shtetas i Maqedonisë. Rasti është dorëzuar te Policia për vazhdimin e hetimeve te mëtejme. 

 

F15.jpg