Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

12 January 2010

Z. Preteni Vizitoi Shërbimin Doganor

Prishtinë, 21 mars 2008 –  Sot në Drejtorinë e Shërbimit Doganor, Drejtori z. Naim Huruglica priti Drejtorin e Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit, z. Hasan Preteni. Temë e takimit ishte bashkëpunimi në luftimin e dukurisë së korrupsionit në Shërbimin Doganor dhe mundësitë për ndihmë që agjensioni mund t’i jap në këtë drejtim.

Ky takim në veçanti ishte i ndërlidhur me raportin e vitit 2007 ku z. Huruglica informojë për veprimet që Dogana ka ndërmarr për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie. Z. Preteni ishte i kënaqur nga prezantimi i rezultateve dhe punës së bërë në Doganë si dhe strukturës së ngritur për luftimin e korrupsionit në këtë institucion. 

Të dy drejtorët u pajtuan për nevojën e koordinimit të aktiviteteve në drejtim të ngritjes së kapaciteteve për luftimin e dukurisë së korrupsionit.