
VIZITA NGA KRYETARI I ODËS EKONOMIKE
Lajme
01 October 2013
VIZITA NGA KRYETARI I ODËS EKONOMIKE
Prishtinë 1 tetor 2013, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtor sot vizitojë Drejtorinë e Doganës ku u prit nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm zt. Lulzim Rafuna. Në këtë takim t u diskutua ngritja e bashkëpunimit në të gjitha fushat në mes të dy institucioneve të cilat luajnë rol të rëndësishëm në ekonomin Kosovare.
Zt. Rafuna potencoj rendësin e implementimit të ligjit nga ana e dy palëve, dogana do të ketë qasje ndaj biznesit si një partner serioz ku ndajmë qëllimet e përbashkëta. Këto qëllime biznesin e bëjnë partner serioz me bizneset ndërkombëtare ndërsa dogana e Kosovës shembull për motivimin e investitorëve të huaj.
Po ashtu në këtë takim u diskutua idea e Ministri të financave zt. Besim Beqaj dhe U.D. Drejtori të Përgjithshëm për themelimin e bordit të përbashkët nga ana e ministrit të financave, Doganës dhe biznesit. Më pas u diskutua edhe për krijimin e një softueri elektronik për mbikëqyrjen më efikase të depove doganore. Oda ekonomike përkrahi këto ide dhe u pajtuan që të filloj me fazën e konkretizimit.
Në anën tjetër z.Gërxhaliu falënderojë doganën për gatishmërinë dhe dialogun në mes të sektorit privat dhe atij publik, ashtu që të eliminohen barrierat. Partneriteti i tillë të jetë model i bashkëpunimit institucional për institucionin tjera se si ti qasen sektorit privat.