Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

07 May 2010

VIZITA NGA DREJTORI I PERGJITHSHEM I DOGANES FRANC

   

Prishtinë 7 maj 2010  në Republikën e Kosovës është duke qëndruar një delegacion nga Dogana Franceze që kryesohet nga Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni z. Jerome Fournel me bashkëpunëtor. Ky delegacion po qëndron në vendim tone si vazhdimësi e takimeve bilaterale të cilat u mbajtën më herët në Francë. Gjatë takimit të drejtorëve gjeneral, Drejtori i Doganës së Kosovës ka bërë një prezantim lidhur me progresin e bërë nga Dogana e Kosovës gjatë periudhës së fundit.

Pas takimit Drejtori Huruglica tha se kjo vizitë i shërben ngritjes së bashkëpunimit mes dy organizatave dhe ofron mundësi që Dogana e Kosovës të përfiton nga përvoja doganës franceze.
Franca është një shtet i madh, i cili ka kufij të jashtëm me Bashkimin Evropian dhe ka një përvojë shumë të mirë se si menaxhohen kufijtë. Dogana e Kosovës do përfitojë nga përvoja e tyre, përfundojë Huruglica.

Temë tjetër e diskutuar ishte edhe interesi i përbashkët në luftën e krimit të organizuar, ku Franca ka një përvojë prej të cilës mund të përfitojmë në shumë aspekte.

Dogana e Kosovës dhe ajo e Franceze kanë nënshkruar një marrëveshje me 10 nëntor 2009.

 

 

 

Bilateral-meeting-07_5_10-12.jpg