
VIZITA NGA DREJTORI I PËRGJITHSHËM I DOGANËS FINLA
Lajme
19 November 2009
VIZITA NGA DREJTORI I PËRGJITHSHËM I DOGANËS FINLA
Prishtinë 19 nëntor 2009 në Republikën e Kosovës është duke qëndruar një delegacion nga Dogana Finlandeze që kryesohet nga Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni z. Tapani ERLING. Ky delegacion po qëndron në vendim tone si vazhdimësi e takimeve bilaterale të cilat u mbajtën në maj të po këtij viti në Finlandë. Delegacioni është I përbërë prej ekspertëve të Doganës së Finlandës dhe tema kryesore është negocimi I Marrëveshjes Bilaterale. Gjatë takimit të drejtorëve gjeneral, Drejtori i Doganës së Kosovës ka bërë një prezantim lidhur me progresin e bërë nga Dogana e Kosovës gjatë periudhës së fundit.
Pas takimit Drejtori Huruglica tha: “Marrëveshja do të përmban ngritjen e bashkëpunimit mes dy organizatave, mundësimin e asaj që Dogana e Kosovës të përfiton nga përvoja doganave finlandeze, njëkohësisht mund të jetë edhe e kundërta, se kemi zhvilluar praktika që i kanë arritur standarde gjatë këtyre viteve. Bashkëpunimi i përbashkët në luftën e kundër krimit të organizuar është interes i dyanshëm. Finlanda është një shtet që ka përvojë shumë të mirë në Menaxhimin e integruar të Kufirit dhe në këtë aspekt mendojmë që në mund të përfitojmë nga përvoja e këtij shteti të fuqishëm, që të na ndihmon edhe neve ta përmirësojmë atë çështje”.
Ndërsa drejtori i Doganës së Finlandës, Tapani Erling ka thënë se “Duam që t’i shkëmbejmë përvojat që i kemi ne në Finlandë për shkak të përvojave të mira dhe për shkak të punës që kryhet nga Dogana e Kosovës”, ka theksuar Erling. Sipas tij sistemi i doganave të Kosovës është vërtet shumë modern dhe në një nivel shumë të lartë dhe me standarde evropiane.
Dogana e Kosovës dhe ajo e Finlandës janë në proces të negocimit të nënshkrimit të marrëveshjes që pritet të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm. Dogana e Kosovë është në proces të bashkëpunimit dhe arritjes së marrëveshjeve me rreth 19 shtete pasi ka nënshkruar marrëveshje me Shqipërinë dhe Francën.