Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

05 March 2010

VIZITA E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DOGANËS MAQE

Prishtinë 5 mars 2010. – Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës z. Naim Huruglica me bashkëpunëtorë, priti sot në vizitë pune Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës  së Maqedonisë z. Vanco Kargov me bashkëpunëtorë.   Qëllim i këtij takimi ishte diskutimi për ngritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit në mes të dy Institucioneve, përfshirë edhe formalizimin e këtij bashkëpunimi përmes nënshkrimit të Marrëveshjes dypalëshe; me qëllim të luftimit të dukurive negative me të cilat përballen dy Institucionet por edhe të lehtësimit të tregtisë në mes të dy vendeve.   Drejtori i përgjithshëm z. Naim Huruglica prezantojë para Doganës së Maqedonisë të arriturat dhe sfidat e Doganës së Kosovës gjatë vitit të kaluar si dhe ngriti për diskutim temat me interes të dyanshëm.     Temat kryesore që u diskutuan në takim ishin:

  • bashkëpunimi doganor dypalësh,
  • çështjet fiskale, 
  • inkurajimi dhe mbështetja e biznesit, dhe
  • lehtësimi i procedurave doganore.  

Ndër tjera u diskutua edhe implementimi në praktikën e obligimeve të dala nga Strategjia Kombëtare e Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK), pastaj shkëmbimi i rregullt i informatave elektronike në çështjet e zbatimit të ligjit me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kontrabandës si dhe në përmirësimin e mëtejmë të koordinimit të aktiviteteve.   Kjo vizitë shërbeu për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve të cilat tanimë janë në një nivel të mirë.